Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Sa shpejt mund të bëhet Ukraina anëtare e BE-së?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Sa shpejt mund të bëhet Ukraina anëtare e BE-së?

Përmes videos presidenti i Ukrainës Selenskyj, mbajti një fjalim të flaktë para BE duke ngjallur entuziazmin e shumë parlamentarëve. A mundëson sulmi i Rusisë një procedurë të përshpejtuar anëtarësimi në BE për Ukrainën?

Bluja dhe e verdha. Ngjyrat kombëtare të Ukrainës dominonin imazhin e sallës plenare dhe të hollit në selinë e Parlamentit të BE-së në Bruksel. Shumë deputetë europianë kishin veshur në shenjë solidariteti bluza me flamurin e Ukrainës, parrullat ishin të lyera ose në blu ose në të verdhë, po me këto ngjyra ishte edhe veshja e komisares së BE-së për Konkurrencën, Margrethe Vestager.

Kur presidenti ukrainas Volodymyr Selenskyj përmes një lidhjeje me video-link mbajti një fjalim nga Kievi i përfshirë në luftime, duke kërkuar antarësimin e shpejtë të Ukrainës në BE, eurodeputetët si dhe një sërë vizitorësh me prejardhje nga Ukraina, e shoqëruan atë me duartrokitje frenetike që zgjatën.

Presidentja e Parlamentit, Roberta Metsola, e falenderoi presidentin Selenskyj dhe popullin ukrainas për „rezistencën heroike” kundër sulmuesit rusdhe tërhoqi vëmendjen: “Ne duhet ta përballojmë bashkarisht të ardhmen.” Parlamenti Europian me shumicë dërmuese është për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën. Kërkesa zyrtare u parashtrua pak ditë më parë nga Selenskyj.

Ekzekutivi i frenon shpresat

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, e cilësoi Selenskyj-n si „mishërim i vlerave europiane”. Një kuadër kohor apo një premtim Selenskyj nuk mundi të marrë: “Ky është një preokupim legjitim. Ne duhet ta shqyrtojmë këtë me shumë saktësi”, u shpreh në mënyrë të moderuar Michel, sepse ai e di që: “Ka një mori pikëpamjesh të ndryshme për këtë në BE.”

Edhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von Leyen, e ka të qartë këtë dhe u shpreh në mënyrë të ngjashme: Populli ukrainas është frymëzues, por „është ende një rrugë e gjatë përpara nesh. Askush nuk mund ta verë në dyshim në këtë sallë plenare, që populli ukrainas bën pjesë në Europë.” Edhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, theksoi, se antarësimi në BE nuk është diçka, që mund të negociohet brenda pak muajve.

Përfaqësuesit e disa shteteve anëtare – ndër to Lituania, Polonia, Çekia, Greqia dhe Irlanda – ditët e fundit janë shprehur pozitivisht ndaj kërkesës së Ukrainës për anëtarësim. Ministri i Jashtëm hungarez kërkoi një diskutim për anëtarësimin e Ukrainës, javën e ardhëshme në Paris, ku zhvillohet një takim jo formal i nivelit të lartë të BE-së.

Rruga e gjatë për në BE

Normalisht procedura e antëarësimit sipas nenit 49 të Marrëveshjes së Lisbonës rë BE-së është e gjatë dhe e ndërlikuar. Pas parashtrimit të kërkesës duhet që të 27 vendet anëtare të mandatojnë njëzëri Komisionin  e BE-së me verifikimin e kërkesës për anëtarësim. Nëse Komisioni konstaton që janë të mundura bisedimet e anëtarësimit, pason miratimi në këshill, në të cilin janë të përfaqësuar qeveritë e vendeve anëtare. Me miratimin e tyre shteti aspirant për anëtarësim fiton zyrtarisht statusin e vendit kandidat.

Bisedimet për anëtarësim nisin nganjë konferencë ndërqeveritare dhe mund të zgjasin katër vjet. Turqia negocion që nga viti 2006 me BE-së, pasi më 1987 paraqiti kërkesën për anëtarësim – pra 19 vjet më parë. Mali i Zi negocion që nga viti 2012, Serbia që nga 2014. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë gjithashtu vende kandidate, por për shkak të mosmarrëveshjeve brenda BE-së bisedimet ende nuk mund të fillojnë,

A mundëson lufta një procedurë të shpejtë?

Një procedurë e përshpejtuar, sikurse kërkon presidenti ukrainas, nuk është e parashikuar në BE, por në sfondin e situatës gjeostrategjike në Europë, kjo nuk mund të përjashtohet më. Me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, të tria ish-republikat sovjetike, BE-ja ka vendosur marrëveshje asocijimi, që synojnë të mundësojnë afrimin shoqëror e politik në BE. Deri tani vendet e BE-së e kanë shmangur një premtim, që këto përpjekje dikur do të kurorëzohen në anëtarësim. Vetëm NATO më 2008 i premtoi Ukrainës dhe Gjeorgjisë, që dikur këto vende duhet të anëtarësohen në aleancë.

Pranimi i RDGJ-së më i shpejti

Deri më sot procedura më e shpejtë për pranim është realizuar më 1990 me pranimin e ish-Republikës Demokratike të Gjermanisë (RDGJ). Asokohe RDGJ me bashkimin me Republikën Federale të Gjermanisë (RFGJ) automatikisht u anëtarësua edhe në BE. Atëherë u hoq dorë prej negociatave të stërzgjatura, sepse ish-RDGJ pothuajse brenda natës aplikoi standardet e RFGJ-së.

Qeveria e atëhershme drejtuar nga kancelari Helmut Kohl e bindi anëtaren skeptike Britaninë e Madhe (sot jashtë BE-së) me premtime financimesh gjithëpërfshirëse duke marrë përsipër kostot: Shpenzimet e anëtarësimit të Gjermanisë Lindore nuk duhej t’i kushtonin asnjë qindarkë BE-së. /DW

Tags: berusiUkrainë

TË LIDHURA

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
Dimri mbërthen Europën, kaos në trafik nga bora dhe ngricat
Analizë

Dimri mbërthen Europën, kaos në trafik nga bora dhe ngricat

09:13 | 08/01/2026
Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit
Bota

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

22:32 | 07/01/2026
Next Post
“Kievi është aq i qetë, sa mund të dëgjoni erën që fryn”

“Kievi është aq i qetë, sa mund të dëgjoni erën që fryn”

KLP zëvendëson Gent Ibrahimin me Mirela Bogdanin

KLP zëvendëson Gent Ibrahimin me Mirela Bogdanin

Komiteti Teknik i Ekspertëve heq orën policore

Komiteti Teknik i Ekspertëve heq orën policore







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Këshilli i Mandateve nuk mblidhet para 19 janarit për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut
Politikë

Këshilli i Mandateve nuk mblidhet para 19 janarit për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut

by mirseda
14:15 | 08/01/2026
0

Megjithëse opozita ka bërë pesë tentativa në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të 2026...

Grupi Parlamentar i PD kërkesë zyrtare qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore

Grupi Parlamentar i PD kërkesë zyrtare qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore

14:10 | 08/01/2026
Moti i keq shkatërron linjat e tensionit të ulët,shkakton probleme në furnizimin me energji,Elbasan

Moti i keq shkatërron linjat e tensionit të ulët,shkakton probleme në furnizimin me energji,Elbasan

14:03 | 08/01/2026
Rama drejton nesër mbledhjen e Komitetit të Emergjencave, çfarë pritet të diskutohet

Rama drejton nesër mbledhjen e Komitetit të Emergjencave, çfarë pritet të diskutohet

13:49 | 08/01/2026
Vendimi i Apelit për masën ndaj Belinda Ballukut, ende pa rekurs në Gjykatën e Lartë, avokatët:

Vendimi i Apelit për masën ndaj Belinda Ballukut, ende pa rekurs në Gjykatën e Lartë, avokatët:

12:50 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com