Rusia ka dështuar në borxhin e saj jashtë shtetit për herë të parë në më shumë se një shekull, pasi humbi një afat të dielën, sugjerojnë raportet.
Rusia ka para për të bërë një pagesë 100 milion dollarë dhe është e gatshme të paguajë, por sanksionet e bënë të pamundur marrjen e shumës te kreditorët ndërkombëtarë.
Kremlini ishte i vendosur të shmangte falimentimin, i cili është një goditje e madhe për prestigjin e vendit.
Pagesa e interesit prej 100 milionë dollarësh duhej të paguhej më 27 maj. Rusia thotë se paratë iu dërguan Euroclear, një bankë e cila më pas do të shpërndante pagesën tek investitorët.
Por kjo pagesë ka mbetur aty, sipas Bloomberg News, dhe kreditorët nuk e kanë marrë atë.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today