Rusia ka shënuar edhe golin e tretë kundër Arabisë Saudite në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Luzhniki”, ku vendasit po dhurojnë spaktakël. Golin e parë në Botërorin e Rusisë e realizoi, Yuri Gazinskiy, në minutën e 12-të.
Për 2-0 shënoi ish-anësori i Real Madridit, Denis Cheryshev, që hyri në lojë në minutën e 24’, në vend të lënduarit, Alan Dzagoev. Ndërsa për 3-0 realizoi Artem Dzyuba në minutën e 72-të.