Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rusi, plane për protesta masive ndërsa Perëndimi paralajmëron Moskën

5 vjet ago
in Bota, Kryesore
Bashkëshortja e Navalnit ngre shqetësime mbi gjendjen e tij shëndetësore
  1. Aleatët e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny zbuluan të dielën planet për ato që shpresojnë të jenë protestat më të mëdha në historinë moderne të Rusisë të cilat priten të zhvillohen të mërkurën. Njoftimi i tyre vjen ndërsa Uashingtoni ka paralajmëruar Moskën se do të paguajë një çmim nëse zoti Navalni vdes në burg për shkak të grevës së urisë.

“Gjërat po zhvillohen shumë shpejt dhe po shkojnë shumë keq“, shkruanin aleatët e tij në një deklaratë në internet, duke njoftuar planet e tyre për demonstrime mbarëkombëtare në rrugë, të cilat ata i karakterizuan si një përpjekje për t’i siguruar atij kujdesin e nevojshëm shëndetësor që do t’i shpëtonte jetën. Por demostratat do të jenë gjithashtu dhe një protestë ndaj goditjes që autoritetet ruse u kanë bërë mbështetësve të zotit Navalni.

“Një situatë ekstreme kërkon vendime ekstreme“, thanë ata.

Të dielën Këshilltari i Presidentit Joe Biden për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan tha për rrjetin televiziv CNN se qeveria amerikane i ka thënë Rusisë se “do të përballet me pasoja” nëse kritiku i Kremlinit Aleksei Navalni vdes në burg.

“Ne i kemi bërë të ditur qeverisë ruse se ajo që i ndodh zotit Navalni në burg është përgjegjësi e tyre dhe se bashkësia ndërkombëtare do t’i vendosë ata para përgjegjësisë”, tha zoti Sullivan për rrjetin CNN.

Zoti Sullivan tha se në këtë drejtim po shqyrtohen një seri masash që do të rëndojnë mbi Moskën, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

 

Vajza e Alexei Navalnit: Babai ka nevojë për mjekim

 

Të dielën, vajza e kritikut të Kremlinit Aleksei Navalni, u bëri thirrje autoriteteve ruse të lejojnë që një mjek të kurojë babanë e saj, i cili ndodhet në burg dhe prej fundit të muajit mars është futur në grevë urie. Kërkesa e saj pason paralajmërimin e një grupi mjekësh se zoti Navalni rrezikon të vdesë.

Aleksei Navalni, një kundërshtar i ashpër i Presidentit rus Vladimir Putin, u fut në grevë urie në 31 mars si protestë ndaj asaj që ai tha se ishte refuzim i autoriteteve të burgut për t’i siguruar kujdesin e duhur mjekësor për dhimbjet e forta të shpinës dhe këmbës.

Autoritetet e burgut thonë se ata i kanë ofruar zotit Navalni kujdesin e duhur shëndetësor. Por politikani 44-vjeçar i opozitës e ka refuzuar një gjë të tillë dhe ka këmbëngulur të trajtohet nga një mjek i zgjedhur nga jashtë institucionit, një kërkesë që ata nuk e kanë pranuar.

“Lejoni që një mjek të vizitojë babanë tim“, shkruante në Twitter vajza e zotit Navalni, Dasha, studente në Universitetin e Stanfordit.

Një sindikatë e mjekëve me lidhje me zotin Navalni tha të shtunën se ai ishte në gjendje kritike dhe se veshkat e tij mund të mos funksiononin, gjë që mund të çojë në atak kardiak.

Në një letër të hapur drejtuar Presidentit Vladimir Putin të premten një grup aktorësh, shkrimtarësh, historianësh, gazetarësh dhe regjisorësh i kërkonin atij të garantojë që zoti Navalni të marrë kujdes mjekësor.

Një grup ligjvënësish rajonalë të opozitës i bënë thirrje gjithashtu Presidentit Putin të shtunën për t’u siguruar që zoti Navalni të trajtohet siç duhet. Në një intervistë për rrjetin televiziv BBC, ambasadori rus në Britani akuzoi zotin Navalni se po kërkon e vëmendje.

Zoti Navalni ka thënë se autoritetet e burgut po e kërcënojnë ta ushqejnë me forcë nëse nuk braktis grevën e urisë.

Autoritetet ruse e dënuan në muajin shkurt zotin Navalni me 2 vjet e gjysmë lidhur me shkeljen e një lirimi me kusht. Ai thotë se akuzat ndaj tij janë të trilluara. Kritiku i Kremlinit u arrestua në janar kur u kthye në Rusi nga Gjermania, ku ndodhej për kurim pas një sulmi me një agjent nervor, për të cilin ai ka fajësuar Presidentin Putin.

Kremlini ka thënë se nuk ka gjetur asnjë provë se zoti Navalni u helmua dhe e ka akuzuar atë se në mbështje nga SHBA ndodhet në një mision për të destabilizuar Rusinë. /VOA/

Tags: MoskaNavalnyrusiSHBA

TË LIDHURA

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon
Aktualitet

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë
Bota

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

19:38 | 05/01/2026
Përfundon gjyqi për Maduron dhe gruan e tij, ja kur do të jetë seanca e rradhës
Bota

Përfundon gjyqi për Maduron dhe gruan e tij, ja kur do të jetë seanca e rradhës

19:02 | 05/01/2026
Next Post
Emri/ Infektohet edhe ish-futbollisti i Shqipërisë

Skuadrat e mëdha europiane kanë krijuar Super Ligën e Europës

Video e rëndë Tiranë, Policia e ndaloi, tentoi të shtypë me makinë burrë e grua

Video e rëndë Tiranë, Policia e ndaloi, tentoi të shtypë me makinë burrë e grua

Shoqata e Infermierëve: Të përlyerit në korrupsion duhet të bëhen shembuj

Shifrat po bien, 138 infektime të reja dhe fatkeqësisht 2 viktima mbi të 70-tat







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë
Kosovo

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë

by mirseda
21:14 | 05/01/2026
0

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i më shumë se 27 mijë votave të...

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

20:07 | 05/01/2026
Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

19:38 | 05/01/2026
Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

19:22 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com