Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Rusi / Mjekët nuk lejohen të vizitojnë të burgosurin Alexei Navalni

5 vjet ago
in Bota, Kryesore
A do trazojë ujërat në Rusi, rikthimi i krye-opozitarit Sergei Navalni?

Mjekët e kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexey Navalny thonë se nuk u lejuan ta vizitonin atë, pavarësisht njoftimeve se ai është i sëmurë rëndë nga një grevë urie e vazhdueshme.

Sipas mjekes së tij personale, Dr. Anastasia Vasilyeva, ajo dhe tre ekspertë të tjerë mjekësorë u përpoqën ta vizitonin Navalnin në një klinikë burgu, por atyre iu ndalua hyrja. Ata thanë se pritën jashtë portave të burgut për orë të tëra.

“Është një mungesë respekti dhe një tallje me mjekët”, tha Dr. Vasilyeva në një postim në Twitter, duke vënë në dukje se “jeta dhe shëndeti i Navalnit janë qartësisht në rrezik”.

Të dielën, Navalni u zhvendos nga një burg penal në lindje të Moskës në spitalin e një burgu në Vladimir, rreth 180 kilometra në lindje të Moskës.

Të hënën, shërbimi rus i burgjeve tha se gjendja e Navalnit ishte “e kënaqshme”, por një raport tjetër nga mjeku i tij, Dr. Yaroslav Ashikhmin, tha se Navalni vuante nga nivele të larta të kaliumit, i cili mund të shkaktojë një sulm në zemër dhe rritje të niveleve të kreatininës, duke treguar potencialisht funksionim të dobësuar të veshkave.

Navalny, 44 vjeç, filloi grevën e urisë në fund të Marsit për të protestuar ndaj asaj që ai tha se ishte mungesë e kujdesit mjekësor për dhimbjet e forta të shpinës dhe këmbëve.

Navalni i mbijetoi një helmimi gati fatal vitin e kaluar dhe u arrestua kur u kthye në Moskë në janar pas trajtimit mjekësor që mori në Gjermani. Kremlini mohon të ketë patur ndonjë rol në helmimin e tij.

Alexei Navalni u dënua me dy vjet e gjysmë burg në shkurt për evazion fiskal dhe po mbahej në një burg në Pokrov, të cilin ai e përshkroi si “një kamp i vërtetë përqendrimi”.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të Kremlinit lidhur me helmimin dhe shumë prej tyre po kërkojnë lirimin e Navalnit.

Ndërsa shëndeti i Navalnit po përkeqësohet, autoritetet ruse i kanë kërkuar zyrës së prokurorit të Moskës që të shpallë organizatën e Navalnit, Fondacioni për Luftimin e Korrupsionit, një organizatë ekstremiste.

Aleatët e Navalnit kanë bërë thirrje për protesta mbarëkombëtare të mërkurën, kur Presidenti rus Vladimir Putin pritet të mbajë fjalimin e tij vjetor mbi gjendjen në vend./VOA/

Tags: NavalnyOpozitarirusi

TË LIDHURA

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit
Aktualitet

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit

14:09 | 14/04/2026
Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij
Aktualitet

Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij

14:06 | 14/04/2026
Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”
Aktualitet

Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”

13:47 | 14/04/2026
Next Post
Roth: Askush në Evropë nuk mund të jetë pro fantazive për ndryshimin e kufijve

Roth: Askush në Evropë nuk mund të jetë pro fantazive për ndryshimin e kufijve

Operacioni i SPAK çon në burg ish-kandidatin e LSI

Ushtria dhe Policia marrin në mbrojtje godinën e SPAK dhe GJKKO-së për zgjedhje

Basha nga Korça: As rrugën e lënë gati nuk e përfundoi dot

Basha nga Korça: As rrugën e lënë gati nuk e përfundoi dot







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit
Aktualitet

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit

by mirseda
14:09 | 14/04/2026
0

Në pikën kufitare të Hanit të Hotit ka nisur bllokimi i qarkullimit të mjeteve të tonazhit të...

Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij

Porositi zjarrvënien e një automjeti, 38-vjeçari në Korçë arrestohet brenda banesës së tij

14:06 | 14/04/2026
Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”

Berisha sulmon Ramën dhe Ballukun: “Binom hajdutësh”

13:47 | 14/04/2026
Vodhi 40 mijë paundë nga dollapi i marketit! Zbulohen detajet

Vodhi 40 mijë paundë nga dollapi i marketit! Zbulohen detajet

13:43 | 14/04/2026
Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

13:26 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com