Basha nga Korça: As rrugën e lënë gati nuk e përfundoi dot

Edi Rama: “Mirë se të gjej zonjë e bukur e Shqipërisë, Korçë, mirë se ju gjej rini e mrekullueshme e Korçës. Mirë se ju gjej në këtë ditë të bekuar , ku siç ndrin dielli i Perëndisë , ndrin edhe fytyra juaj për fitoren që është shumë afër. Sepse vetëm 4 ditë na ndajnë nga 25 prilli i ndryshimit.
Do të jetë fitorja e cdo shqiptari, fitorja e Korçës, fitorja më e thellë e historisë.

Sepse vëllezër dhe motra 8 vite keqqeverisje kanë lënë plagë në korçën e qytetarisë. Ky vend, ku kanë lindur burra të rrallë ndër shekuj, për 8 vite është përdorur si një lodër nga një grusht njerëzish të babëzitur por të grabitur dicka.

Teksa rinia e vendit largohej në emigracion, dështimet nuk mbaruan.

As rrugën e lënë gati nuk e përfundoi dot. Tani në prag të zgjedhjeve bredh rrugëve, duke inauguruar aeroporte. Për 8 vite e dëgjuam planin e Edi Ramës, për t’ju prishur shtëpinë e 100 mijë qytetarëve shqiptarë. Ky është Edi Rama i vërtetë”.