Rusia ka marrë dënimin e parë në prag të Botërorit për kore raciste. Paul Pogba dhe Ousmane Dembele ishin cak i sulmeve raciste ku ishin quajtur majmun, në ndeshjen miqësore që Franca e zhvilloi kundër Rusisë në mars.Kështu Federata Ruse e Futbollit është dënuar më 30 mijë franga gjermane për shkak se ka lejuar këngë diskriminuese në miqësoren e Rusisë dhe Francës që u zhvillua në St Petersburg. Gjatë fitores 3-1 të Francës kundër mikpritësit të Botërorit, mesfushori i Manchester United Paul Pogba dhe sulmuesi i Barcelonës Ousmane Dembele vazhdimisht janë quajtur majmunë nga sektori i fansave vendas.
Pasi ka hulumtuar rastin, komiteti për disiplinë pranë FIFA ka konfirmuar sot përmes mediave se e kanë cilësuar këtë akti si “incident me përmasa raciste” edhe pse në të “kanë qenë të përfshirë një numër i vogël i fansave.
“FIFA ka zero tolerancë ndaj diskriminimin dhe është duke marrë një seri masash për ta luftuar këtë gjë dhe për ta promovuar diversitetin, përfshirë këtu edhe sistemin anti-diskriminim, i cili është aktiv që nga viti 2015, ku vëzhgon dhe raporton për 871 ndeshjet kualifikuese për Botëror, ndeshjet e Kupës së Konfederatave 2017 dhe tani ndeshjet e Botërorit 2018”, thuhet në komunikatën e FIFA.
“Përderisa ky turne përfshinë edhe Botërorin e 2018, FIFA po ashtu ka marrë hapa ku do të përdoren tri procedura për incidentet diskriminuese, e të cilat lejojnë gjyqtarët që të intervenojnë dhe të ndalojnë këtë sjellje”.