Ish-presidenti i vendit, Bujar Nishani është shprehur se emërimin e Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit shqiptar është provokim nga ana e kryeministrit Edi Rama.
Nishani pohoi se emërimi i Ruçit në këtë post është vendim politik i Ramës, duke e perifrazuar disa herë si ‘provokim radikal nga Rama’.
“Rama me këtë qëndrim ka bërë një provokim radikal dhe kërkon një përgjigje radikal. Ne kemi nevojë të kryejmë lustracionin të të gjithë njerëzve. Për sa kohë ne jemi në ketë status unë mendoj se këta njerëz nuk duhet të vendosen në institucione”, tha Nishani.
Mes të tjerash Nishani tha se ka bindjen e tij se pse Rama ka marrë këtë vendim. “Parlamenti dominohet nga qeveria, pjesë e maxhorancës.