Kryeministri Rama zgjodhi që të urojë besimtarët myslimanë, për festën e Kurban Bajramit, me kantieret e shumta të punës për rimëkëmbjen e xhamive në mbarë vendin, e ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, uron që ëmbëlsinë e besimit fetar, ta përdorim si ushqim për një shoqëri humane.
“Shpresoj që kjo ditë e bekuar të sjellë dritë e buzëqeshje në sytë e çdo shqiptari, në atdhe e Diasporë.
Ëmbëlsinë e besimit fetar le ta përdorim si ushqim për të ndërtuar një shoqëri humane, me punë, mirëqenie dhe dinjitet për të gjithë”.
Kryetari i Kuvendit shprehu nderimin e thellë edhe për pelegrinët nga vendi e Diaspora, në malin e shenjtë të Tomorrit, dhe i vlerësoi ata si një model devotshmërie e perkushtimi.
Z. Ruçi bëri thirrje që përkujdesjes hyjnore t’i shtojmë dashurinë njerëzore dhe tolerancën fetare si besimtarë, ta plotësojmë me tolerancën politike e qytetare.