Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Rubio: Spanja superiore, Shqipëria të hidhet në sulm

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Rubio: Spanja superiore, Shqipëria të hidhet në sulm

Hulian Rubio është i pari dhe i vetmi spanjoll deri më sot që ka drejtuar një ekip shqiptar, ndaj askush më mirë se ai nuk e njeh futbollin tonë. Ish-trajneri i Tiranës, në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, edhe pse e sheh thuajse të pamundur një ndalesë të iberikëve nga kuqezinjtë, nuk ngurron që të japë këshilla.

Rezultate imazhesh për Hulian Rubio

Sipas tij, skuadra e Panuçit nuk duhet të mbyllet në mbrojtje, pasi në të kundërt do të përsëritet ndeshja e “Loro Boriçi”-t. Rubio komenton edhe kalimin e Xhani De Biazit tek Alavesh, ndërsa zbulon se këtë skuadër e mori italiani, pasi e refuzuan 5-6 trajnerë. Sipas tij, në Shqipëri ndodh edhe diçka e pazakontë, ndërsa lojtarët që janë të grumbulluar dhe luajnë në Superiore merren vetëm për numër.

Morata, Iniesta dhe Karvahal nuk luajnë, a ia lehtësojnë punën Shqipërisë këto mungesa?
Mungesat e Moratës dhe Iniestës janë të rëndësishme, por jo deri në atë pikë sa të ndikojnë në rezultatin final. Kushdo që do të luajë, do të japë garancinë që kërkohet nga një përfaqësuese si Spanja.

A do të ishte dramë nëse Shqipëria i merr një pikë Spanjës?
Spanja ka vetëm dy opsione, Shqipërinë dhe Izraelin. I mjafton që të fitojë vetëm njërën që të kualifikohet. Por, edhe nëse humbasin, nuk mendoj se do të ishte dramë.

Sa shanse ka Shqipëria kundër Spanjës?
Unë mendoj se nuk ka shumë, pasi Spanja është shumë më superiore se Shqipëria.

Ç’mendoni për largimin e De Biazit nga stoli ynë në mes të edicionit dhe për kalimin e tij tek Alaveshi?
Nuk jam i sigurt se përse u largua De Biazi nga përfaqësuesja shqiptare, por motivet e tij sigurisht që do t’i ketë. Këtu ka marrë Alavesin, pasi 5 a 6 trajnerë refuzuan që ta merrnin. Alaves është një ekip i ri i La Ligas dhe nuk është se ka ndonjë organikë cilësore lojtarësh. Xhanin besoj se e pret një punë e madhe, ndaj do t’i uroj që të ketë sa më shumë fat.

Te Tirana shquheshit si një trajner që bënit mrekulli kur ekipi ishte në vështirësi. A keni ndonjë këshillë për t’i dhënë Panuçit se si mund të ndalet Spanja apo nuk jua bën zemra?
Për të luajtur ndaj ekipeve të mëdha, të një niveli si Spanja, nuk duhet vetëm që të mbrohesh. Duhet që ta përgatisësh ndeshjen mirë edhe për të sulmuar dhe jo vetëm që të qëndrosh me 11 lojtarë prapa. Dhe nëse Shqipëria përsërit ndeshjen e Shkodrës, ku më shumë u mbrojtën, do të vijë një moment që do ta pësojë. Dhe nëse kjo ndodh, pjesa e mbetur e lojës kthehet në një shëtitje për spanjollët dhe vuajtje për përfaqësuesen shqiptare.

A do të ndikojë atmosfera e krijuar për shkak të referendumit në Katalonjë?
Katalonja është larg nga Alikante, ndaj nuk do të ndikojë aspak. I vetmi që do ketë probleme do të jetë Pike…

Sa nga lojtarët e Shqipërisë njihni dhe cili prej tyre ju bën më shumë përshtypje?
Xhani De Biazi krijoi një grup shumë të mirë lojtarësh me origjinë shqiptare, por të gjithë jo vetëm që luajnë, por janë trajnuar në Europë. Është një zgjedhje e pazakontë, pasi nuk ka produkte vendëse, prej Kategorisë Superiore. Përfaqësuesja kuqezi nuk ka kurrfarë lidhje me nivelin e futbollit që luhet në Shqipëri. Edhe ata 2-3 lojtarë që grumbullohen, merren vetëm për simbolikë.

Kujt duhet t’i druhet më shumë Shqipëria në ndeshjen me Spanjën?
Një përfaqësuese si Shqipëria meriton pa dyshim respekt, por frikë… kurrë.

Kalojmë pak te Tirana. Sa e keni ndjekur në Kategorinë e Parë dhe ç’mendim keni për ecurinë e saj?
E ndjek me aq sa mundem. Është e vështirë që ta shoh, paçka se kam shumë dëshirë, pasi ka pak informacion. Gjithsesi, jam në dijeni që i ka fituar të gjitha ndeshjet, është në krye të renditjes dhe po luan shumë mirë. E gjithë kjo situatë më bën që të gëzohem, pasi unë jam një tifoz më shumë i Tiranës dhe më pëlqen çdo gjë rreth këtij klubi.

Çfarë note do t’i vinit Ze Marias deri tani?
Nuk e di se si punon Ze Maria, pasi kurrë nuk e kam parë. Ajo që është e rëndësishme dhe flet vetë, lidhet me rezultatet dhe lojën e mirë. Shpresoj që të ngjiten aty ku e kanë vendin, në përfundim të këtij sezoni në Kategorinë e Parë. I uroj më të mirat Tiranës dhe Ze Marias.

Çfarë qyteti është Alikante dhe çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje nga stadiumi i atij qyteti nëse e keni vizituar ndonjëherë?
Alikante është një qytet shumë i bukur bregdetar. Ka klimë mesdhetare dhe plazhe shumë të mëdha dhe me një turizëm të madh kombëtar dhe ndërkombëtar. Stadiumi pastaj është i bukur dhe komod. Klubi i këtij qyteti tani luan në Kategorinë e Tretë, që këtu në Spanjë quhet 2-B. Ka qenë shumë herë në Primera Divizion, duke u renditur nga mesi i tabelës e poshtë.
Kam luajtur shumë herë në “Riko Perez”, pasi kështu quhet stadiumi, në kohën kur isha futbollist, por e kam vizituar edhe si trajner. Do të ketë një atmosferë të mrekullueshme të premten dhe me një stadium të tejmbushur, paçka se shumica e njerëzve do të merren më shumë me Piken.

 

Tags: HidhetRubio:shqiperiaspanjasulmSuperiore

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit
Aktualitet

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

11:00 | 31/12/2025
Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola
Sport

Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola

18:44 | 30/12/2025
Next Post
Serbia kërkon BE-në pa njohur Kosovën

Serbia kërkon BE-në pa njohur Kosovën

Sadiku dhe Agolli e nisin nga stoli, Berisha kapiten

Sadiku dhe Agolli e nisin nga stoli, Berisha kapiten

Avdijaj braktis Kosovën

Avdijaj braktis Kosovën







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës
Aktualitet

Forcat e Armatosura ndërhyjnë për largimin e ujit nga banesat tek ish-Këneta në Durrës

by mirseda
22:37 | 07/01/2026
0

Në Durrës, në zonën e njohur si ish-Këneta, efektivët dhe mjetet e Komandës Mbështetëse të Forcave të...

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

Moti i keq godet Italinë/ Borë e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit

22:32 | 07/01/2026
Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

Problematika nga reshjet / Koçiu në Durrës: Institucionet në gatishmëri, hidrovorët funksionalë

22:15 | 07/01/2026
Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

Autostrada Tiranë-Durrës bllokon kanalizimet në Yrshek, banorët: UKT vetëm fotografon!

21:38 | 07/01/2026
Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

Shabani mbështet Lapajn: Hetim për shkeljet e policisë ndaj protestuesve.

20:53 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com