Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Rriti pasurinë me 59 herë, vetingu shkarkon kryegjyqtarin Petrit Çeno

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rriti pasurinë me 59 herë, vetingu shkarkon kryegjyqtarin Petrit Çeno

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Petrit Çenon, kryetar i pezulluar i Gjykatës së Apelit në Durrës.

Gjyqtari nuk ishte vetë në seancë, por përfaqësohej nga dy avokatë, një prej të cilëve ishte vajza e tij.

Sipas hetimeve nga KPK, Çeno nuk ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje të pasurisë si dhe ka mospërputhje me kohën e deklaruar, mospërputhje dokumentacioni, probleme me dokumentacionet që disponojnë institucionet, mospërputhje me vendbanimin pasi bashkëshortja dhe ai figurojnë në adresa të ndryshme.

BIRN ka identifikuar se Çeno deklaronte pasuri familjare me vlerë 600 mijë lekë në vitin 2003.

Por në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Petrit Çenos është rritur me 59 herë, duke kapur vlerën e 35.9 milionë lekë.

Gjithashtu, familja Çeno ka mbajtur shuma të konsiderueshme monetare jashtë sistemit bankar, me të cilat ka kryer transaksione pronash.

Kryetari i Gjykatës së Apelit Durrës, Petrit Çeno gjatë betimit te presidenti Nishani

 

Petrit Çeno e ka filluar karrierën në vitin 1992 dhe ka punuar si gjyqtar dhe më pas si kryetar i Gjykatës së Apelit Durrës, prej më shumë se 15 vitesh.

Në nëntor 2013, Çeno u dekretua nga Presidenti i Republikës si anëtar i Gjykatës së Lartë, por dekreti u rrëzua nga votat e maxhorancës në Parlament.

Ndërsa në vitin 2015, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi një procedim penal ndaj Çenos dhe dy gjyqtarëve të tjerë, të cilët u akuzuan se kishin përfituar një udhëtim falas në Madrid nga një biznesmen, palë në një proces gjyqësor, për të parë ndeshjen mes Real Madrid-Barcelonës.

Në shkurt 2018, Prokuroria e Krimeve të Rënda i mori të pandehur tre gjyqtarët, ndërkohë që Këshilli i Lartë i Drejtësisë i pezulloi nga detyra. Aktualisht, çështja është në pritje të zbardhjes së përgjimeve për t’u dërguar në gjykatë.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se Çeno deklaronte pasuri familjare me vlerë 600 mijë lekë në vitin 2003. Referuar deklaratës së tij të parë të dorëzuar në ILDKPKI, familja e tij zotëronte 6 mijë metra tokë në Golem si dhe dy apartamente, por në asnjërën prej këtyre pronave nuk rezulton të jetë deklaruar vlerë financiare. Ai deklaron gjithashtu pronësinë e një automjeti të blerë për 600 mijë lekë.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Petrit Çenos është rritur me 59 herë, duke kapur vlerën e 35.9 milionë lekë. Pasuritë e paluajtshme përbëjnë pjesën kryesore të aseteve me vlerë 25.4 milionë lekë. Familja Çeno deklaron gjithashtu kursime të akumuluara në cash prej 5.1 milionë lekësh, llogari bankare prej 3 milionë lekësh dhe automjete me vlerë 2.2 milionë lekë. Gjithashtu, djali i gjyqtarit zotëron pjesë në kapital me vlerë 50 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 68.7 milionë lekë. Por paga nga funksioni i gjyqtarit dhe ato të familjarëve zënë vetëm 40% të të ardhurave. Pjesa tjetër prej  28.5% e të ardhurave kanë si burim biznesin e bashkëshortes, e cila ka qenë aksionere në një agjenci doganore, ndërsa 31% e të ardhurave kanë si burim shitjen e pasurive të paluajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, njëra prej tyre rezultoi me pamjaftueshmëri burimesh financiare.

Më konkretisht, në vitin 2011 gjyqtari Çeno deklaronte se kishte paguar 30 mijë euro për blerjen e një apartamenti në Golem, me burim kursimet e vitit 2008-2010. Kursimet kanë qenë të pamjaftueshme për të mbuluar investimin me diferencë negative prej 825 mijë lekësh.

BIRN ka identifikuar gjithashtu një sërë “flamujsh të kuq” në këtë analizë, të cilat lidhen më së shumti me një kontratë sipërmarrjeje për ndërtimin e një pallati në tokën e zotëruar nga bashkëshortja e gjyqtarit Çeno në Golem, mosdeklarim investimi në agjencinë doganore me aksionere bashkëshorten si dhe me vlerat e konsiderueshme të parave që i janë dhënë kompanisë minerare me aksioner djalin e Çenos.

Deklarime të pamjaftueshme janë evidentuar gjithashtu edhe me dy apartamentet e zotëruara që në vitin 2003, ku mungon çmimi i blerjes.

Në vitin 2003, gjyqtari Çeno deklaronte se bashkëshortja e tij ishte pronare e 6 mijë metrave tokë në Golem, e përfituar nga ajo si ish-punonjëse e Ndërmarrjes Bujqësore. Në vitin 2009, ajo ka dhënë një pjesë të sipërfaqes së tokës për ndërtim në këmbim të 23% të sipërfaqes së ndërtuar ose mbi 700 m2 ndërtim. Nga kjo kontratë sipërmarrjeje, familja e gjyqtarit ka përfituar një dyqan, një garazh dhe pesë apartamente, të cilat janë shitur pjesërisht.

Gjithashtu, bashkëshortja e gjyqtarit ka kaluar 60 mijë euro në formë investimi në kompaninë e të birit “Heavy Industries” (sot Balkan Mineral Invest me aktivitet në Selenicë) në vitin 2016, ndërkohë që një kredi prej 80 mijë eurosh e marrë për strehim në vitin 2012 ka kaluar gjithashtu për llogari të kësaj kompanie.

BIRN ka identifikuar gjithashtu se familja Çeno ka mbajtur shuma të konsiderueshme monetare jashtë sistemit bankar, me të cilat ka kryer transaksione pronash. Në fund të vitit 2017, bilanci i kursimeve të akumuluara në cash rezulton rreth 5.1 milionë lekë, e cila është disa herë mbi kufirin e lejuar ligjor prej 1.5 milionë lekësh.

TIRANA TODAY

Tags: kryegjyqtarinPetrit ÇenoshkarkonVetingu

TË LIDHURA

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gjykata e Lartë thirrje gjyqtarëve: Dhuna s’e përkul drejtësinë!
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gjykata e Lartë thirrje gjyqtarëve: Dhuna s’e përkul drejtësinë!

17:15 | 07/10/2025
PS përgatitet për 9 nëntorin/ Kryesia mblidhet në selinë rozë, Rama jep udhëzimet për zgjedhjet
Bota

PS përgatitet për 9 nëntorin/ Kryesia mblidhet në selinë rozë, Rama jep udhëzimet për zgjedhjet

16:43 | 07/10/2025
Gonzato takon Spiropalin: Shqipëria në fazë vendimtare drejt BE-së, kërkohet transparencë dhe gjithëpërfshirje
Politikë

Gonzato takon Spiropalin: Shqipëria në fazë vendimtare drejt BE-së, kërkohet transparencë dhe gjithëpërfshirje

16:16 | 07/10/2025
Next Post
Edicioni informativ i datës 27 shkurt 2019, në “Tirana Today”

Edicioni informativ i datës 27 shkurt 2019, në “Tirana Today”

Kursi i këmbimit, euro e merr lehtë veten

Kursi i këmbimit, euro e merr lehtë veten

Kënga e Elvanës, përjetim i saj? Çfarë thotë këngëtarja

Kënga e Elvanës, përjetim i saj? Çfarë thotë këngëtarja







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Qëllohet me armë zjarri zyrtari i BDI-së në Kumanovë
Rajoni

Qëllohet me armë zjarri zyrtari i BDI-së në Kumanovë

by mirseda
17:28 | 07/10/2025
0

Një person është plagosur pasditen e 7 tetorit në një rrugë prapa ndërtesës së Komunës së Kumanovës,...

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gjykata e Lartë thirrje gjyqtarëve: Dhuna s’e përkul drejtësinë!

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gjykata e Lartë thirrje gjyqtarëve: Dhuna s’e përkul drejtësinë!

17:15 | 07/10/2025
PS përgatitet për 9 nëntorin/ Kryesia mblidhet në selinë rozë, Rama jep udhëzimet për zgjedhjet

PS përgatitet për 9 nëntorin/ Kryesia mblidhet në selinë rozë, Rama jep udhëzimet për zgjedhjet

16:43 | 07/10/2025
Gonzato takon Spiropalin: Shqipëria në fazë vendimtare drejt BE-së, kërkohet transparencë dhe gjithëpërfshirje

Gonzato takon Spiropalin: Shqipëria në fazë vendimtare drejt BE-së, kërkohet transparencë dhe gjithëpërfshirje

16:16 | 07/10/2025
Avokatët marrin vendimin: Bojkotojmë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore

Avokatët marrin vendimin: Bojkotojmë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore

14:59 | 07/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com