Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit me 0,2% në muajin shtator. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave, ky tregues u rrit nga 2,5% në 2,7%, ndryshim ky i ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, me 0,8%.
Ndërkohë, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin shtator 2017 është 2,7 %.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 6,7 %, vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga:
grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,0 %,
“Shërbimi arsimor” me 1,5 %,
“Pije alkoolike dhe duhan” me 1,0 %, etj.
Ndërsa çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilie shtëpie dhe mirëmbajtje” u ulën përkatësisht me nga 1,7 %.
Inflacioni harmonizuar mbetet më i lartë në Shqipëri krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, që për shtatorin ishte 1.8%.