Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Rexhep Rraja u arrestua për “përndjekje”, dhe jo për “dhunë”. Ja sa vite rrezikon djali i deputetit të PS

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Rexhep Rraja u arrestua për “përndjekje”, dhe jo për “dhunë”. Ja sa vite rrezikon djali i deputetit të PS

Pas një zhurme të madhe politike dhe mediatike, erdhi edhe arrestimi i djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja. Përdhunuesi dhe dhunuesi i Xhisiela Malokut, shtetasi Rexhep Rraja, u prangos një ditë më parë, dy muaj pasi ishte denoncuar për ushtrim të marrëdhënies seksuale me dhunë, përdhunim, dhunim, torturë, kërcënim me armë pa leje, rrëmbim dhe përndjekje.

Ishte policia e Krujës që ekzekutoi vendimin e marrë më herët nga gjykata e këtij qyteti, pas një kërkese të prokurores Mirela Kapo, e cila po heton çështjen e dhunimit të 25-vjeçares Xhisiela Maloku. Arrestimi i 24-vjeçarit u njoftua zyrtarisht edhe nga policia e Krujës, me anë të një njoftimi, ku citohet vetëm një akuzë.

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, bënë kapjen me qëllim ekzekutimin e Urdhrit të Prokurorisë Krujë, mbi bazën e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, nr.189 dt. 29.09.2018, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Rexhep Rraja, 24-vjeç, banues në Krujë. Ai akuzohet për veprën penale “Përndjekja”, parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Torturimi që ai i ka bërë vajzës së re në dhomën e një hoteli, u faktua edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore. Ndaj, pse mungon akuza për “ushtrim dhune” ndaj djalit të deputetit?

Ish-oficeri Emiljano Nuhu akuzoi deputetët Rahman Rraja e Taulant Balla, dhe funksionarë të tjerë të lartë për mbrojtjen e dhunuesit dhe kërcënimin e viktimës, për të mos hetuar e bërë publik krimin.

Prangosja e Rrajës u bë vetëm me akuzën e “Përndjekjes”, e cila parashikon dënim nga gjashtë muaj, deri në tre vjet burg. Ndërkohë, akuzat për të cilat ai ishte denoncuar parashikojnë dënime më të ashpra: marrëdhënie seksuale me dhunë dënohet me pesë deri në dhjetë vjet burgim, dhuna dhe tortura dënohet me katër deri në dhjetë vjet burg, kurse armëmbajtja pa leje dënohet nga gjobë deri në dy vjet burg.

Rasti u bë publik vetëm para pak ditësh, ndonëse ngjarja kishte ndodhur që më 21 korrik të këtij viti, kohë kur Xhisiela kishte denoncuar rastin në Stacionin e Policisë së Fushë-Krujës.

Vlen të theksohet fakti se aktualisht nuk është ndërmarrë asnjë masë ndaj deputetëve Rraja dhe Balla dhe funksionarëve të tjerë shtetërorë të akuzuar nga Nuhu.

TIRANA TODAY

Tags: akuzatDhunimidjali i deputetit te PSpërdhunimiperndjekjarrexhep rraja

TË LIDHURA

Detaje të frikshme nga vrasja e shqiptares në Greqi: Burri e ndoqi me thikë
Aktualitet

Detaje të frikshme nga vrasja e shqiptares në Greqi: Burri e ndoqi me thikë

22:56 | 27/08/2025
E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital
Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, një person i plagosur rëndë dërgohet me urgjencë në spital

22:45 | 27/08/2025
Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar
Politikë

Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

22:28 | 27/08/2025
Next Post
Rama takon Ruçin dhe mbledh deputetët, nuk flet më për dhunimin e Xhisielës

Rama takon Ruçin dhe mbledh deputetët, nuk flet më për dhunimin e Xhisielës

U akuzuan se mbrojtën dhunuesin, Ruçi vë në lëvizje Kuvendin  

U akuzuan se mbrojtën dhunuesin, Ruçi vë në lëvizje Kuvendin  

Gruaja e shqiptarit po ‘shkatërron’ Ronaldon,  qenka diplomuar për gazetari

Gruaja e shqiptarit po ‘shkatërron’ Ronaldon, qenka diplomuar për gazetari

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Mes divorcit e dashurisë, ja konflikti që solli për disa orë largimin nga banesa të ish-zyrtarit të AKSHI-t, Daniel Shima

Mes divorcit e dashurisë, ja konflikti që solli për disa orë largimin nga banesa të ish-zyrtarit të AKSHI-t, Daniel Shima

08:56 | 21/08/2025




TË FUNDIT

Detaje të frikshme nga vrasja e shqiptares në Greqi: Burri e ndoqi me thikë
Aktualitet

Detaje të frikshme nga vrasja e shqiptares në Greqi: Burri e ndoqi me thikë

by mirseda
22:56 | 27/08/2025
0

Detaje dhe përshkrime të frikshme – Si e regjistron Departamenti i Drejtësisë vrasjen brutale minutë pas minute...

“Është koha për të ndaluar”, krahu i djathtë i Melonit: Izraeli e ka kaluar tashmë vijën e kuqe

“Është koha për të ndaluar”, krahu i djathtë i Melonit: Izraeli e ka kaluar tashmë vijën e kuqe

22:47 | 27/08/2025
E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, një person i plagosur rëndë dërgohet me urgjencë në spital

22:45 | 27/08/2025
Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

22:28 | 27/08/2025
Ngjarja tragjike në SHBA/ Vrasësi mbylli dyert e kishës, u vetëvra pasi kreu krimin. FBI: Terrorizëm, krim urrejtjeje kundër katolikëve

Ngjarja tragjike në SHBA/ Vrasësi mbylli dyert e kishës, u vetëvra pasi kreu krimin. FBI: Terrorizëm, krim urrejtjeje kundër katolikëve

22:21 | 27/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com