Pas akuzave nga ana e PD-së se mbrojtën dhunuesin, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka futur sot në rend të ditës mbledhjen e një nënkomisioni për Barazinë Gjinore, dhe Parandalimin e Dhunës ndaj Gruas.
Në rend të ditës parashikohet një seancë dëgjimore në lidhje me funksionimin e mekanizmit të referimit të dhunës në familje.
Një ditë më parë u arrestua djali i deputetit socialist të Krujës, Rrexhep Rraja, pas një mase sigurie “arrest me burg” kërkuar nga Prokuroria e Krujës, dhe e firmosur më pas nga Gjykata e Rrethit.
Gjyqtarja që firmosi vendimin për arrestimin e Rexhep Rrajës ishte Enkelejda Hoxha, ndërsa dosja u përgatit nga prokurorja Mirela Kapo.