Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Rrëshqitja e dheut rrezikon pallatin te ”Fresku”, shteti bën foto

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Rrëshqitja e dheut rrezikon pallatin te ”Fresku”, shteti bën foto

Në Tiranë në zonën e Freskut disa banorë të pallatit Vllaznia kanë dërguar në “Stop” ankesën se rrëshqitja e dheut ka dëmtuar pallatin e tyre. Ata thonë se u bënë 7 muaj që dheu pranë pallatit ka rrëshqitur, duke rrëzuar një pjesë të ballkonit dhe duke prishur pjesën që ata e kishin bërë si vend pushimi.

“Jemi disa banorë të pallatit. Kemi një problematikë prej mëse 7 muajsh. Dheu mbrojtës rrëshqiti pas murit. Pallatit i ka dalë themeli dhe po çahet trau mbajtës i pallatit. Nga shembja e murit u prishën me kanale të ujërave të zeza të të gjithë pallatit, janë 50 e ca banja që shkarkohen, është bërë një katrahurë e vërtetë. Këtu rrezikohet i gjithë pallati”, tha një qytetar.

Veç kësaj, kanë plasur edhe ujërat e zeza, duke bërë, që aty të ndjehet një erë e tmerrshme. Banorët thonë, se janë drejtuar në të gjitha institucionet, por ata që vijnë thjesht bëjnë foto pa marrë asnjë masë. U kanë thënë, se situata do të zgjidhet në Mars, por afati kaloi dhe zgjidhja nuk po duket.

“Ku nuk kemi vajtur. Jo sot po nesër, u bë 7 muaj ky muhabet. Këtu del lumë në mëngjes. Era siç e shikoni nuk rrihet dot. Nga emisioni “Stop” duam që t’i sensibilizojmë që të gjejmë zgjidhje”, u shpreh qytetari.

“Ka rrezik për një sëmundje se duhej që ujësjellës-kanalizimet të kishin ardhur direkt për mbyllje. Vendosje për një muri mbrojtës. Më mirë të ndërhyhet sot se sa nesër kur të ketë viktima”, tha një banor tjetër.

“Stop” iu drejtua Drejtorisë së Emergjencave Civile Njësia Tiranë dhe aty thanë, se nuk është në dorë të emergjencave, por duhet të miratohet projekti nga Drejtoria e Zhvillimit dhe Planifikimit të Territorit.

Punonjësi: Drejtoria e Emergjencave Civile i është drejtuar Institutit Gjeologjik për një kryerje studimi. Studimi është kryer, i është dërguar lagjes 12, për të vazhduar procedurat e mëtejshme. Lagja 12 i është drejtuar Drejtorisë së Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit. Kjo drejtori, që sapo citova, duhet të hartojë një projekt! Mbasi të hartohet projekti, e dërgojnë tek Këshilli i Qarkut.

Gazetarja: Po ju, a nuk duhet të ndërhyni në momentin, që është një emergjencë, se për shembull nga shiu atje plasaritet përsëri ballkoni?

Punonjësi: Kjo ka një procedurë, që nuk ndërhyjmë dot në këtë situatë, që jemi, sepse, pasi studimi është kryer, duhet miratim projekti!

Gazetarja: Po kanë kaluar 7 muaj. Pse nuk është bërë ky projekt?

Punonjësi: Projektin nuk e bën Drejtoria e Emergjencave Civile. Nuk është, se ndërhyjmë dot ne. Nuk kemi mjete logjistike, po themi, për këtë punë. Mbasi hartohet projekti, ne sigurojmë vetëm fondin si Drejtori Emergjencash. Nuk kemi mjete për të ndërhyrë. Në këtë moment, që jemi, pritet vetëm miratimi i projektit.

Gazetarja: Nuk duhet të hiqen dherat tek pjesa, që ka rënë dhe pjesa e ballkonit?

Punonjësi: Atje vetëm muri mbajtës, sipas studimit gjeologjik.

Drejtoria e Zhvillimit dhe Planifikimit të Territorit premtoi se projekti do të miratohet shumë shpejt.

Gazetarja: Për rrëshqitjen e dheut tek pallati Vllaznia në Fresk!

Administratori: Po, ne e kemi bërë kërkesën. I kemi bërë shkresat poshtë Bashkisë.

Gazetarja: A është miratuar nga Urbanistika, që t’ju vijë përgjigja?

Administratori: Nuk është miratuar akoma.

Gazetarja: Kur e keni bërë shkresën ju?

Administratori: Po në Janar e kemi bërë, në Shkurt, diçka e tillë. Shumë shpejt kanë thënë, që do miratohet./tvklan.al

Tags: Freskupallatirreshqitja e dheut

TË LIDHURA

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri
Politikë

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri

22:11 | 05/11/2025
Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë
Politikë

Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë

22:05 | 05/11/2025
Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët
Aktualitet

Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

20:57 | 05/11/2025
Next Post
Salianji: Në korrik, PD-ja ka zgjedhje për kryetarin e saj

Salianji: Rama do e pësojë si Gruevski, nuk shkon më shumë se 1 vit

Pandemia/ Austria mbyll baret dhe restorantet, mësimi do të zhvillohet online

Bëri deklarata të rreme, kancelari austriak vihet nën hetim

Sanço dhe Haland dhurojnë “show”, Dortmundi fiton Kupën e Gjermanisë

Sanço dhe Haland dhurojnë “show”, Dortmundi fiton Kupën e Gjermanisë







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri
Politikë

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri

by mirseda
22:11 | 05/11/2025
0

Për kreun e SPAK, Altin Dumani, që nga krijimi i tij 6 vite më parë, SPAK ka...

Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë

Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë

22:05 | 05/11/2025
Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

20:57 | 05/11/2025
Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli

Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli

20:37 | 05/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Plagosje me armë zjarri në Bathore, 30-vjeçari dërgohet në spital jashtë rrezikut për jetën

20:21 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com