Këngëtarja e hitit “Gajdexhiu”, Zanfina Ismajli prej dy vitesh vuan mungesën e nënës së saj, Mona e cila u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundjeje vdekjeprurëse.
Vajzat e kujtojnë me shumë mall dhe shpeshherë e shprehin mungesën dhe boshllëkun që ajo ka lënë me ikjen e saj.
Në përvjetorin e dytë të vdekjes së Monës, Zanfina i ka kushtuar sot nënës një dedikim që i ka përlotur të gjithë.Ajo ka postuar një foto nga fëmijëria ku shihet në krahët e nënës dhe shkruan se i mungon çdo orë, çdo minutë e sekondë.
“Kom menu qe kom mu plak bashk me ty e kena me perjetu shume shume sene bashk. Kurr se kom menu qe 1 smundje na ndan,kaq shpejte… tash kane mbet kujtimet,keshillat e tua edhe deshirat qe i ke pas per mu. Cdo ore,minute e sekond me mungon. Te dua mami. 25 prill 2016”, shkruan Zanfina.
Kujtojmë që këngëtarja i ka kushtuar një këngë shumë të ndjerë nënës me titull “M”, shkronja e parë të emrit të saj.