Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Rrëfimi ndryshe i Panuccit për “gruan e jetës”, De Biasin dhe Kombëtaren (Video)

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Rrëfimi ndryshe i Panuccit për “gruan e jetës”, De Biasin dhe Kombëtaren (Video)

Vetëm një ditë pas ndeshjes në Shkodër, traineri i Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi doli në këmbë nga hoteli për në zyrat e Federatës. Ndoshta ai zgjodhi të mos shkojë me makinë për të ndjerë nga afër energjinë e atyre njerëzve që shpresojnë në vizionin e trajnerit të ri.

Panuci

Detyra e tij e re si drejtues i kombëtares duket se ngjall kuriozitet jo vetëm tek fansat e futbollit. Në një intervistë për moderatoren Nevina Shtylla dhe emisionin “Jo vetëm modë”, Panuçi rrëfeu momente të cilat nuk janë të njohura për publikun shqiptar. Trajneri i Kombëtares foli për marrëdhënien me ishbashkëshorten, djalin dhe marrëdhënien me Samantën.

panuci

Panuçi tha se pasioni për futbollin ka nisur që herët pasi babai i tij ka qenë futbollist dhe topi ka qenë prezent në shtëpinë e tyre.

“Babai im ka qenë futbollist ka luajtur në kategorinë e tretë dhe kështu që i vogël topi ka qenë prezent në shtëpi. Pasionin ma ka pasuar im atë dhe që fëmijë doja të luaja futboll. Babai im ishte ai që më afroi me futbollin, ishte një shembull për mua pasi ka qenë i zoti si trajner për fëmijët”.

panuci_konf_2

Do kisha dashur të punoja në vende turistike sepse më ka pëlqyer të udhëtoj, por më pas fati deshi që të bëhesha futbollist. Kam udhëtuar shumë si futbollist dhe më ka dhuruar shumë bagazh si eksperiencë”, tha Panuçi.

Trajneri flet për jetën private Ndërkohë lidhur me jetën private traineri rrëfeu se ka qenë i martuar për 9 vite, martesë nga e cila ka një djalë.

“Unë kam qenë i martuar për 9 vjet me atë që sot është mamaja e djalit tim, ishim shumë mirë, por jeta vazhdoi dhe tani kam një raport fantastik me të dhe është mikja ime më e mirë. Femrat iu pëlqejnë të gjithëve, edhe mua si çdo mashkull tjetër. Djali im luan futboll pranë Romës, ka luajtur basketboll dhe tani futboll, por më e rëndësishme është që ai të argëtohet dhe të bëjë atë që e bën të lumtur.

Panuci dhe e fejuara

 

Unë kërkoj vetëm lumturinë e djalit tim, nëse do ai mund të bëhet picier, por unë dua të jetë i lumtur. Unë shikoj djalin tim gjatë trajnimit, por nuk them asnjë fjalë sepse shpesh baballarët janë shkatërrimi i fëmijëve të tyre, ai ka një trainer dhe duhet të flasë me trainerin e tij, më pas nëse më kërkon unë jam në dispozicion”, shtoi traineri.

Po ashtu Panuçi foli edhe për marrëdhnien e tij me Samantën.

“Samantën e kam njohur 6 vite më parë kur isha pjesë e kërcimit dhe e kam ritakuar një vit më parë kur trainoja Ternanën dhe që aty nisi historia jonë. Një histori shumë e thjeshtë, dy njërëz që kanë nga një fëmijë, nga një profesion të vetin dhe janë mirë bashkë. Ajo ka jetën e saj dhe unë kam timen dhe ka shumë respekt për një marrëdhënie të tillë.

Panuci me nusen

Ne jetojmë me shumë liri, jam shumë i rezervuar për jetën time private, nuk i vë asnjë titull sepse është normale. Ajo është mama dhe unë jam baba, fëmijët tanë shkojnë mirë kur janë bashkë, sepse edhe Samanta ka një djalë 16 vjeç, në këtë këndvështrim nuk kemi asnjë lloj problem. Kur je gati 45 vjeç kërkon histori të qeta dhe hapsirë vetjake sepse nëse nuk është kështu ke nevojë të rrish vetëm. Shihemi dy ditë apo shtatë dhe nuk ndryshon asgjë”, tha Panucci.

Ndërkohë lidhur me Kombëtaren trajner tha se po bëhet një punë mrekullueshme teksa shtoi se ish-traineri Ganni De Biasi i ka dhënë këshilla të vlefshme.

“Ftesën për të qenë pjesë e kombëtares e pranova menjëherë. Shqipëria ka Federatë prestigjoze dhe jam i lumtur për zgjedhjen që kam bërë dhe jam i bindur se mund të bëhet një punë e mrekullueshme.

de biazi

Shpresoj t’jua shpërblej duke iu dhuruar europianin. De Biasi foli pozitivisht për mua dhe për këtë duhet ta falenderoj, i kërkova këshilla sepse e njihte Shqipërinë prej 6 vitesh. Ai ka qenë i rëndësishëm. Më ka dhënë shumë këshilla, por mbëten shumë private. Më ka thënë se do të jetoj një eksperiencë shumë të bukur.

Shpresoj që skuadra ime të dalë dhe të luajë në liri të plotë. E vetmja gjë që s’më pëlqen është trafiku pasi rrezikoj të humb avionë. Unë nuk kam bërë kurrë jetë nate, kam bërë jetë të rregullt. Dal për darkë, kam pasion të luaj golf. Për jetë nate kam dalë kur isha në Miami ka qenë në korrik para se të firmosja me Shqipërinë.

Duka dhe Panuci

Unë kur vi këtu punoj gjithë ditën, por do të shkoj në jug të Shqipërisë, më kanë thënë se është bukur. Unë kam përgjegjësi të madhe dhe do të jap maksimumin për skuadrën”, përfundoi Panuçi intervistën për “Jo vetëm modë”./tv,klan/

Tags: “gruan e jetës”De BiasinkombëtarenNdryshePanuccitrrefimiVideo

TË LIDHURA

E rëndë: Ndërron jetë në aeroportin e Stambollit ish-drejtori sportiv i Vllaznisë, Engin Firat
Aktualitet

E rëndë: Ndërron jetë në aeroportin e Stambollit ish-drejtori sportiv i Vllaznisë, Engin Firat

09:23 | 10/03/2026
Vetëm 2 ndeshje larg rekordit, gati rinovimi i të ardhmes së sulmit të Shqipërisë
Sport

Vetëm 2 ndeshje larg rekordit, gati rinovimi i të ardhmes së sulmit të Shqipërisë

19:59 | 09/03/2026
“Alarm” kuqezi, Sylvinho humbet sulmuesit, Polonia nxjerr biletat në shitje
Sport

“Alarm” kuqezi, Sylvinho humbet sulmuesit, Polonia nxjerr biletat në shitje

13:46 | 09/03/2026
Next Post
UNESCO/ Menaxhoi kulturën franceze, tani pretendon të drejtojë atë botërore

UNESCO/ Menaxhoi kulturën franceze, tani pretendon të drejtojë atë botërore

Saul për Atletiko dhe Insigne për Napolin, zhbllokohen dy supersfidat (Video)

Saul për Atletiko dhe Insigne për Napolin, zhbllokohen dy supersfidat (Video)

Ja sa orë kaloni në telefon çdo ditë

Ja sa orë kaloni në telefon çdo ditë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com