Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Rrëfimi i shqiptaro-amerikanit që la Amerikën për Kosovën

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Rrëfimi i shqiptaro-amerikanit që la Amerikën për Kosovën

Në Kosovë ekziston një prirje e të rinjve për t’u larguar nga vendi, në kërkim të mundësive dhe një jete më të mirë. Por janë shumë të rralla rastet kur dikush nga Perëndimi vendos të kthehet në vendlindje për t’i kontribuar shoqërisë. Një ndër ta është Egzon Gashi, shqiptaro-amerikani që deri para tre vitesh jetonte në ShBA.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai shpjegon arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim dhe tregon për punën që po bën në Kosovë për përmirësimin e cilësisë së arsimit. Kolegu Burim Goxhuli e takoi atë në Uashington, ku ai kishte ardhur për t’u takuar me të afërmit dhe me kolegë universitetesh.

Në vitin 1992, kur Egzon Gashi ishte vetëm gjashtë muajsh, familja e tij emigroi në Amerikë.

Një histori e ngjashme me atë të shumë familjeve shqiptare, që në atë kohë u detyruan të braktisnin Kosovën.

Por pas 25 vjetësh, në vitin 2018, Egzoni vendos të kthehet në vendin e lindjes.

“Vazhdimisht me familje, me nënë, baba, vëlla dhe motra kemi shkuar në Kosovë çdo verë dhe kemi qëndruar atje prej ditës, që ka mbaruar shkolla në Amerikë, deri në shator, kur ka filluar shkolla. E kemi kaluar gjithë verën në Kosovë. Në atë kohë takoja shumë kusherinj, dajë, teze, xhaxhallarë dhe jam lidhur shumë personalisht me Kosovën dhe gjithmonë e kisha një përshtypje që ndoshta dikur do kthehem në Kosovë për të kontribuar, për shkak se kisha një lidhje të veçantë me vendlindjen”, thotë ai.

Egzoni u kthye në Kosovë pasi kreu studimet pasuniversitare në dy prej universiteteve më të mira në botë, fillimisht për marrëdhënie ndërkombëtare në Oksford e pastaj edhe në fushën e edukimit në Johns Hopkins.

Veç njohurive të fitura gjatë studimeve, Egzoni solli në Kosovë edhe degën e rrjetit global “Teach for All”, një organizatë që synon përmirësimin e cilësisë së edukimit të vendeve në nevojë.

“Në fillim kisha në plan të qëndroja në Kosovë vetëm tre vite, të sillja idenë e organizatës atje dhe t’ia lë dikujt tjetër për ta udhëhequr. Por aq mirë po shkojnë punët dhe aq shumë po më pëlqen Kosova në përgjithësi, saqë tash e kam pa afat qëndrimin në Kosovë. Në qershor bëhen tre vite dhe për aq sa kaloj mirë dhe kam përkrahje, kam në plan të vazhdoj atje”, thotë Egzoni.

Prej dy vjetësh “Teach for Kosova” zbaton një projekt që ofron mundësi karriere për të rinj të shkolluar jo vetëm nga fakulteti i edukimit por edhe nga degë të tjera të Universitetit të Prishtinës.

“Ne çdo vit rekrutojmë të rinj të sapodiplomuar, ose që janë në fillim të karrierës, i angazhojmë për një periudhë dy vjeçare në mësimdhënie. Paraprakisht kemi një trajnim pesë-javor që quhet instituti i “Teach for Kosova” ku i trajnojmë mësimdhënësit që të jenë të gatshëm për ditën e parë të mësimit, që fillon në shtator. Pastaj këta vendosen si mësimdhënës të rregullt. Qëllimi është të sjellim rini të talentuar në edukim duke i dërguar ata në shkollat më me nevojë në Kosovë”, thotë ai.

Në dy vitet e para organizata rekrutoi 37 të sapodiplomuar ndërsa synon 20 deri 25 të rinj çdo vit. Sipas zotit Gashi kjo është shifër e mjaftueshme pasi Kosova nuk ka mungesë të mësuesve, por të cilësisë së tyre, ndërsa shton se mësimdhënësit duhet t’i nënshtrohen vlerësimit të vazhdueshëm.
“Kur bëhet dikush mësimdhënës në Kosovë pak a shumë shihet si një pozitë e përhershme edhe përgjegjësi ka, por llogaridhënie nuk ka. Në Kosovë është problem përmirësimi i sistemit të arsimit. Përveç kësaj, politizimi i sistemit të arsimit është shumë i theksuar në Kosovë, fatkeqësisht. Shpesh herë vendet e punës bazohen në partinë politike që mbështet, apo në lidhjet që ke me njerëz të komunës ose fshatit dhe është e pamundur që dikush i Klinës të japë mësim në Mitrovicë, duke kufizuar kështu mundësitë e mësimdhënës”, thekson ai.

Shqiptaro-amerikani beson se ndryshimi mund të arrihet por me më shumë përkushtim dhe besim nga rinia në Kosovë.

“Do t’u sugjeroja të rinjve të mbështeten tek njëri tjetri. Sepse kemi shumë të rinj, mbi 50 për qind e popullsisë është nën 30 vjeç. Nëse bashkohen, ata mund të bëjnë ndryshime në vend. Mund të sjellin ndryshime të shpejta sepse Kosova është vend i vogël. Pra të mos jenë të dëshpëruar, por ta kuptojnë se edhe në vendin tënd mund të sjellësh ide dhe ndryshime. Dhe mund të kesh sukses. Ndoshta unë jam një shembull, që jam kthyer prej Amerikës atje, por e di që kam edhe shumë shokë që qëndrojnë atje dhe kanë shumë sukses”, thotë ai.

Projekti i radhës i organizatës “Teach for Kosova” është të ftojë shqiptarë të diasporës, që duan të ndjekin shembullin e Egzonit për kontribuar në vendlindje.

Ai shpreson që një ditë rrjeti “Teach for All” të përhapet edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi./VOA/

Tags: Amerikëegzon gashikosove

TË LIDHURA

Të riut shqiptar i gjendet kokaina me vlerë 16 mln euro në shtëpi
Rajoni

Të riut shqiptar i gjendet kokaina me vlerë 16 mln euro në shtëpi

14:50 | 13/10/2025
Dronët për Kosovën hijezojnë ‘epokën e artë’ mes Serbisë dhe Turqisë
Kosovo

Dronët për Kosovën hijezojnë ‘epokën e artë’ mes Serbisë dhe Turqisë

14:29 | 10/10/2025
I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek!
Rajoni

I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek!

14:14 | 10/10/2025
Next Post
Super Liga shpërbëhet zyrtarisht, UEFA: Ja 9 klubet që firmosën akordin

Super Liga shpërbëhet zyrtarisht, UEFA: Ja 9 klubet që firmosën akordin

Seanca e tretë e Kuvendit për koronavirusin, ja ndryshimet që u miratuan

KQZ publikon moshat mesatare të deputetëve do të nisin punën në shtator

A po shet toka Hashimi, ashtu siç e shiti detin Lulzimi

Pse opozita s’ka këllqe të organizojë protesta dhe të mbushë sheshet?







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025
Ky është Elvis Shkambi që qëlloi me 3 plumba për vdekje gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja

Ky është Elvis Shkambi që qëlloi me 3 plumba për vdekje gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja

19:08 | 06/10/2025




TË FUNDIT

Trump nga Egjipti: Pa goditjen ndaj Iranit s’do të kishte plan paqeje për Gazën
Bota

Trump nga Egjipti: Pa goditjen ndaj Iranit s’do të kishte plan paqeje për Gazën

by mirseda
17:38 | 13/10/2025
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë takimit me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al Sisi, ka deklaruar...

Egla Ceno gati për një projekt të ri, ja çfarë paralajmëron aktorja

Egla Ceno gati për një projekt të ri, ja çfarë paralajmëron aktorja

17:12 | 13/10/2025
SPAK dërgon për gjykim 11 persona për kontrabandë nafte në Durrës, mes tyre edhe një polic

SPAK dërgon për gjykim 11 persona për kontrabandë nafte në Durrës, mes tyre edhe një polic

17:08 | 13/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Sylvinho: “Ndaj Serbisë nuk ishte ndeshje normale, besoj te ekipi”

Sylvinho: “Ndaj Serbisë nuk ishte ndeshje normale, besoj te ekipi”

16:51 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com