Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Rrëfimi i Maks Velos: Më spiunonte shoku i ngushtë, s’më merr gjumi natën

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Rrëfimi i Maks Velos: Më spiunonte shoku i ngushtë, s’më merr gjumi natën

Regjimi komunist ka shkaktuar probleme tek shqiptarët, ndërsa në të shumtën e herëve  personat keqdashës ishin dhe në mjedisin e ngushtë të familjes dhe të shoqërisë. Këtë e tregon më së miri, historia e arkitektit dhe studiuesit Maks Velo, i cili ishte spiunuar nga miku i tij i ngushtë. Ai shprehet i tronditur nga ky fakt, ndërsa njofton se e ka të vështirë edhe të fle gjumë.

Ndërsa ai  ka bërë publike dje gjatë një takimi organizuar nga UET PRESS dhe COD (Qendra për Hapje dhe Dialog) në kryeministri, se cilët ishin miqtë që e kishin spiunuar. I ftuar për të folur mbi librin e tij më të ri “Përkthyesi”, në një auditor me gjimnazistë të “Ismail Qemalit” dhe të gjimnazit të “Nju Jorkut”, përballë Alda Bardhylit dhe Ben Andonit, Velo u shpreh se ndihej i tronditur pasi vetëm disa ditë më parë kishte marrë dosjen e tij nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentat e ish-Sigurimit.

“Këto ditë kam qenë shumë i tronditur, sepse mora dje nga Autoriteti i Informimit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, dosjen time. Kisha 6 muaj që e kërkoja dhe mora dje dosjen me rreth 250 faqe. Jam tronditur. Nuk fle natën. Nuk e dija që paskemi qenë kaq të poshtër”, tha Velo.

Ai ka bërë publike pasazhe nga kjo dosje duke treguar se një nga njerëzit që e kishte spiunuar ishte miku i tij piktori Llambi Blido. Një tjetër personazh që e kishte spiunuar ishte vjehrra e tij. “Shoku im i ngushtë Llambi Blido ka bërë 27 denoncime për mua. Madje ka ardhur edhe për të regjistruar në shtëpi.

Poshtërsia më e madhe ishte që atë e kanë përdorur edhe pasi më kishin futur në burg.Shkonte në shtëpi për të mësuar se çfarë thoshin prindërit e mi. Imagjinoni ai ishte dhe piktor, punonte në ministri dhe ka shkruar më vonë për modernizmin”, tha Velo, duke lexuar dy faqe të shkëputura nga dosja për të rinjtë, duke thënë se e zgjodhi këtë pasazh për t’u treguar se si mund të jetohej në burg.

“Gjatë burgut jam zënë dy herë. Një herë në galeri me një kuksian që donte të më digjte në furnelë, por që nuk është e dokumentuar, kurse kjo është e dokumentar”, tha Velo, duke treguar dokumentin e mbajtur më 14.07.1982.“Në rajonin e banimit nga ora 22:00, në kohën që ishte bërë pushimi, i dënuari Skënder Vreto flinte gjumë në krevatin e tij. Në këtë kohë shkon i dënuari Maksim Velo te krevati për të fjetur gjumë. I dënuari Skënder gjatë kohës së gjumit kishte hedhur batanijen dhe çarçafin në krevatin e Maks Velos, si dhe krahun përmbi krevat.

I dënuari Maksim Velo, duke mos e zgjuar të dënuarin Skënder, i kap krahun dhe ia hedh në fytyrë të dënuarit. Atëherë ky zgjohet dhe kapen duke u shtyrë me duar me njëri-tjetrin.

Gjatë kapjes nuk kanë ndonjë plagë. Shkaktar për këtë është i dënuari Maksim Velo, sepse duhet ta kishte zgjuar nga gjumi të dënuarin Skënder Ndreu dhe nuk do kishin përfunduar në grindje me njëri-tjetrin.Që të dy të dënuarit të thirren dhe të këshillohen. Të dënohen me vërejtje të dy të dënuarit”, lexoi Velo nga relacioni.

Sipas tij gjëja më e vështirë në burg, ishte të zije shok.Më tej ai ka treguar se tashmë ka dokumentin që vërteton që nuk ka pranuar të bëhej bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.Në dokumentin me datë 13.01.1986 mbajtur nga operativ Pëllumb Sinoimeri thuhet:

“Unë operative Pëllumb Sinoimeri, bashkë me shefin e seksionit Nuro Sako, në datën 8.01.1986 shkuam në kampin e riedukimit të Gurthit, të rrethit të Mirditës, për të tërhequr në bashkëpunim sekret me bazë vullnetare, të dënuarin për agjitacion dhe propagandë armiqësore, Maksim Velo, i cili lirohet nga burgu me amnistinë e datës 13.01. Fillimisht me të u bënë biseda të karakterit familjar dhe jetën e tij në burg, kandidati fillimisht reagoi pozitivisht, na falenderoi për trajtimin e mirë që i ishte bërë në burg dhe për punën e tij të bërë atje. Pas kësaj u fol në lidhje me masën e dënimit të tij, për luftën e klasave dhe punën që bëjnë organet tona për zbulimin e veprimtarisë armiqësore de keqbërëse me ndihmën që jep populli, këtyre organeve.

Pasi dëgjoi bisedat që u bënë, Maksi u shpreh se unë për veten time e quaj dënimin tim të padrejtë. Sepse jam dënuar mbi bazë shpifjesh, por një gjë kam pasur unë, kam qenë i prirë pas artit modernist dhe filloi të na shpjegojë si ishte dënuar.

Pas kësaj, tha: unë e kuptoj se përse keni ardhur ju dhe çfarë doni nga mua. Ju doni që unë të bashkëpunoj me organet e Sigurimit të Shtetit. Këtë propozim ma kanë bërë edhe herë të tjera kur kam qenë i lirë, shokët e Drejtorisë së Tiranës, por unë nuk e kam pranuar, se nuk jam dot në gjendje të bëj punën e spiunit”, lexoi Velo. Artisti i ftoi të rinjtë të lexojnë duke u thënë se “Duhet të lexoni absolutisht Kadarenë”.

“Pa njohur Kadarenë nuk njihni Shqipërinë. Shqipëria e servirur nga një gjeni. Ajo që ka bërë Kadare gjatë komunizmit, përveçse kemi qenë miq të ngushtë dhe ka bërë shumë për mua, por për të gjithë popullin, që ruajti një nivel të lartë intelektual përballë një barbarie. Dhe ne i detyrohemi shumë atij”, tha Velo.

Tags: i ngushtemaksmerr gjuminatënrrefimiS'mëshokuspiunontevelos

TË LIDHURA

“Gjithmonë kam thënë jo”, Rama për The Guardian: S’pranojmë emigrantë nga Britania
Aktualitet

“Gjithmonë kam thënë jo”, Rama për The Guardian: S’pranojmë emigrantë nga Britania

13:08 | 26/06/2025
Sot seanca në GJKKO, Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë “arrest me burg”
Aktualitet

Sot seanca në GJKKO, Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë “arrest me burg”

11:36 | 26/06/2025
Goditen dy raste të armëmbajtjes pa leje në Tiranë
Aktualitet

Goditen dy raste të armëmbajtjes pa leje në Tiranë

11:27 | 26/06/2025
Next Post
Raporti/UEFA: Skënderbeu, “mbret” i trukimeve; Mbi 60 ndeshje në tavolinë (Foto+Video)

Raporti/UEFA: Skënderbeu, “mbret” i trukimeve; Mbi 60 ndeshje në tavolinë (Foto+Video)

Çështja e detit/Lubonja: Po humbim Shqipërinë, Rama “shiti” Çamërinë

Sociopatët që po shkatërrojnë artin dhe memorien tonë

Nga dëmtimi tek goli në Europa League, Ajdareviç: Dëshira më e madhe, kombëtarja

Nga dëmtimi tek goli në Europa League, Ajdareviç: Dëshira më e madhe, kombëtarja

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

“I dhamë një shuplakë Amerikës”- Khamenei shpall fitoren ndaj Izraelit: I shembëm
Bota

“I dhamë një shuplakë Amerikës”- Khamenei shpall fitoren ndaj Izraelit: I shembëm

by mirseda
13:17 | 26/06/2025
0

Pas më shumë se një jave mungesë publike, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, publikoi këtë...

“Gjithmonë kam thënë jo”, Rama për The Guardian: S’pranojmë emigrantë nga Britania

“Gjithmonë kam thënë jo”, Rama për The Guardian: S’pranojmë emigrantë nga Britania

13:08 | 26/06/2025
Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile: Nëse nuk shpallen zgjedhjet…

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile: Nëse nuk shpallen zgjedhjet…

12:21 | 26/06/2025
Kamionët me ndihma të OKB-së hyjnë në Gaza

Kamionët me ndihma të OKB-së hyjnë në Gaza

12:18 | 26/06/2025
Kontradiktat, Ministria e Jashtme e Iranit refuzon të konfirmojë takimin me SHBA-në

Kontradiktat, Ministria e Jashtme e Iranit refuzon të konfirmojë takimin me SHBA-në

12:16 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com