Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Nga dëmtimi tek goli në Europa League, Ajdareviç: Dëshira më e madhe, kombëtarja

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Astrit Ajdareviç, është bërë protagonist në ndeshjen që luajti ekipi i tij AEK-u me Dinamon e Kievit një natë më parë në kuadër të Europa League. Edhe pse vinte nga dëmtimi, arriti të gjente rrugën e rrjetës vetëm 30 sekonda pasi u aktivizua, duke i dhënë një barazim mjaft të rëndësishëm grekëve. Në një intervistë për “Supersport”, Ajdareviç është shprehur:

“Kam pasur një dëmtim të vogël, kam zhvilluar vetëm një stërvitje. Luajta dhjetë minuta, nuk kisha kohë që të tregoja edhe aq shumë, por arrita të shënoja gol. Është kënaqësi të ndihmoj ekipin dhe veten time. Kemi shanset e mira. Jemi të vetëdijshëm se jemi ekip i mirë, luajmë futboll dhe kemi lojtarë me cilësi individuale. Kjo është fazë me eliminim, nuk kemi kohë të trembemi, por vetëm të shkojmë për fitore në Kiev”.

Ajdareviç nuk ka pasur një rrjedhshmëri në këtë sezon dhe është aktivizuar shumë pak tek AEK-u, por tani pasi la dëmtimin pritet që të ketë hapësira më shumë. Kjo paraqitje e mirë për mesfushorin është edhe një sinjal për trajnerin e kombëtares, Panuccin, përpara miqësores së 26 marsit me Norvegjinë.

“Trajneri Panucci e di kush jam, e di çfarë kam bërë në takimin e parë në Turqi. Nëse do ti nevojitet një lojtar me cilësitë e mia do të më thërrasë. Mund të jap shumë për Kombëtaren, unë e pres dhe shpresoj. Pastaj varet si luaj edhe me AEK-un, nëse luaj nëse jam i rëndësishëm atëherë do të më grumbullojë edhe Kombëtarja. Megjithatë ka kohë deri në mars, edhe pse unë shpresoj që do të jem në listën e trajnerit”.

Astrit Ajdareviç foli edhe për rivalët e Kombëtares në Ligën e Kombeve, ndërsa zbuloi se ëndrra e tij është që me Shqipërinë të luajë në Kupën e Botës.

“Të gjitha ndeshjet janë të vështirat, nuk ka më përballje të lehta. Megjithatë ne e dimë që Shqipëria ka skuadër të mirë. Nuk i njoh edhe aq mirë Izraelin dhe Skocinë, por normalisht edhe ato luajnë futboll të mirë. Këto vite që kam për të luajtur futboll do ti jap për Kombëtaren time dhe për shtetin tim, ndërsa dëshira ime më e madhe është të shkojmë në kampionatin Botëror”.

Tags: AjdareviçdëmtimidëshiraEuropagolikombetarjaLeague/madhe

TË LIDHURA

Sport

Nuk është Vllaznia? Rubin Hebaj pranë firmës me rivalët e kuqebluve

19:53 | 09/06/2026
Sport

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)
Sport

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026
Next Post

Votimi elektronik/Bylykbashi: Sistemi në shinat e duhura, s’preken më votat!

Skandali i trukimeve/FSHF bëhet me UEFA-n: Të gjithë para ligjit

Rrjeti social “Facebook” dështon në Belgjikë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com