Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Rrëfehet Olsi Rama: Nuk e dua dënimin e Skënderbeut, ja pse iu “futa” sportit

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Rrëfehet Olsi Rama: Nuk e dua dënimin e Skënderbeut, ja pse iu “futa” sportit

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, i ftuar në “Zona Gol”, ka treguar se si vendosi të bëhej pjesë e futbollit, pasioni për të cilin kishte filluar nga Juventusi, për të vazhduar me klubin ku tashmë është drejtues. Po ashtu ai reagoi për herë të parë edhe për dënimin e mundshëm të Skënderbeut, ku shpresonte që e gjithë kjo të mos ishte e vërtetë pasi dëshironte ti mposhtte korçarët në fushë.

Pasioni i parë për futbollin?

“Emocionin e parë të futbollit e kam me Juventusin, është dashuria ime e parë në futboll. Mbetet pasioni im i madh sa i përket futbollit jashtë Shqipërisë. Është një shembull për mënyrën se si administrohet futbolli, në të gjitha aspektet e punës, si në sferën sportive, ashtu edhe administrative.  Ajo që i mungon Interit është drejtimi, serioziteti, planifikimi dhe punë e vazhdueshme që e ka penguar në vitet e fundit të arrijë majat e futbollit italian. E ka bërë vetëm në kohën e Murinjos që mori përsipër të bënte të gjitha detyrat e klubit”.

Pse nuk është marrë më parë me futboll Olsi Rama?

“Nuk jam marrë me futboll se nuk kam qenë i talentuar për të luajtur. Mund të isha bërë portier. Me Gaz Demin që është president i jashtëzakonshëm, nuk ka favorizime. Dy gjërat që duhet të bëjnë sportistët është punë dhe aktivizimi të vijë nga frytet e punës”.

Si u bëre pjesë e Partizanit?

“E kam ndjekur Partizanin në këto vite edhe në transfertë, kam qenë pranë tij edhe falë miqësisë më Demin, Kur erdhi momenti, bëra bisedë me presidentin dhe më ofroi këtë post. Ishte kënaqësi që punoj me Partizanin, jam në botën time, në të sportit që më tërheq dhe më pëlqen”.

Gabimet në merkato?

“E vërtetë është që Partizani filloi sezonin me ca prurje nga Italia, me idenë për të rritur cilësinë. Nuk u arrit se ata nuk u ambientuan dhe përshtatën dot me kampionatin tonë, që them që është një kampionat i fortë, taktikisht i vështirë për t’u përshtatur kollaj. Kthesa me merkaton e dimrit ishte të zgjidhnim tani atë që dëshirojmë të korrim në të ardhmen, ka punë për të bërë për të arritur ku duam”.

Projekti për shtëpinë e re të Partizanit?

 “Kompleksi është 37 mijë metra katror me tre fusha, me bar sintetik dhe natyral, stadiumi me 4500 spekatatorë, hotel me akomodim, palestër, pishinë e të gjitha kushtet. Aty fillon kthesa e madhe e Partizanit, aty të lejon të planifikosh dhe të bësh punë në mënyrë efektive. Projekti ka filluar, është ndërtuar pjesa e karabinasë së stadiumit dhe hotelit, është sforco e madhe ekonomike nga klubi dhe presidenti. Po kërkojmë të ndërtojmë investimin, në kushtet që jemi nuk është e lehtë, por do të gjejmë fondet e mjaftueshme edhe në bashkëpunim me UEFA-n për të ndërtuar klub model në Shqipëri”.

Ndryshimet e shumta tek Partizanit?

“Në këtë fazë të projektit kërkoj në radhë të parë lojën, se jam i sigurt se pastaj do të vijnë rezultatet. Pas Kukësit u thashë lojtarëve ‘ngrini kokën se keni luajtur sot si duhet të luajmë gjithmonë’. Edhe sot ekipi po e kërkonte rezultatin nëpërmjet lojës, po gjen identitetin. Fati nuk ishte sot me ne, fatkeqësia ishte që një ndër më të mirët shkaktoi atë autogol”.

Partizani vuan në fazën e sulmit?

“Lukas dhe Abdurrahimi janë lojtarë të mire, akoma nuk kanë gjetur veten dhe ritmin e lojës me ambientimin në kampionatin shqiptar. Shpresoj t’i shihni në vijim dhe do të bindemi për vlerat e tyre.  Kur menduam për sulmin, menduam në variacion, se kemi disa lojtarë që për arsye të moshës e vlerave nuk duam t’i ulim në stol, si Asani e Bardhi. Ideja ishte të merrnim lojtarë të ndryshëm, të merrnim këta lojtarë që nuk janë qendërsulmues të mirëfilltë, të bënim lojë pa pikë referimi në sulm, si Spanja disa vite më parë apo Napoli aktualisht. Mendoj se në fazën e avancuar, lojtarët tanë duhet të na i kenë zili të gjithë në Superiore”.

Situata e Starovës?

“Duam të ndërtojmë një klub model, të gjithë e mendojmë që Starova ka gabuar në të dy rastet, edhe ai e di. Qëndrimi i klubit ishte të pranonte kokulur dhe me dinjitet që trajneri kishte gabuar. Por në asnjë moment nuk është vënë në dyshim Starova, ai është trajneri i Partizanit, ka qenë gjithmonë në stërvitje dhe ka qenë prezent. Dalipi ka kohë që është pjesë e Partizanit dhe në asnjë moment nuk ka pasur ide për të bërë rokadë. Kemi treguar në vazhdimësi që në momentin kur e kthyem, edhe në momentin e konfirmimit, që besojmë te cilësitë dhe aftësitë e tij taktike, njohja e kampionatit për të dhënë rezultate që shpresojmë të arrijmë deri në fund të sezonit”.

Cfarë strukture ka Partizani, që pret ta ngrejë në majë të futbollit?

“Ne kemi një drejtor sportiv si Preiti, po bëjmë sistem skautimi, kemi punuar me kontratë me skaute edhe jashtë, do ta ndërtojmë edhe brenda vendit, për të parë të gjitha kategoritë. Mua do më takojë barra e marrjes së vendimit në fund, duke përputhur të gjithë elementët, si në aspektin sportiv, ashtu edhe financiar, dhe në bashkëpunim me stafin teknik dhe me presidentin Demi. Mendoj se është e rëndësishme të kuptohet ndarja e detyrave, nuk më takon mua të vë gishtin për cilësitë teknike dhe e them me modesti që nuk jam i kualifikuar për një gjë të tillë.

Preiti është pjesë e klubit, Moxhi vjen shpesh në Tiranë, është aktiv në idetë e tij. Vazhdojmë bashkëpunimin, shpresojmë që edhe me ndihmën e Moxhit të zhvillohen në kampionate të tjera lojtarë të spikatur te Partizani, mendoj se do të jetë e mirë si për financat e klubit, ashtu edhe për sportistët.

Partizani e ka detyrim të luftojë për trofe, gjërat e bëra me nxitim nuk të krijojnë stabilitet. Një Partizan i ndërtuar për të fituar përnjëherë, mund të fitojë një kampionat, por jo në vazhdimësi, ose do të fitojë me një kosto ekonomike shumë të lartë, që shkon kundër asaj që mendoj që duhet të ketë një klub sporti”.

Luhatjet e tifozëve?

“Dua të falënderoj ata që ishin sot në Korçë, fakti që udhëtuan tregon se po identifikohen me ekipin. Përgjigjen se kur Partizani do të dalë kampion, unë nuk e kam. Shpresoj të jetë vitin tjetër, këtë vit nuk dua të spekuloj edhe nëse marrim pikët e mundshme dhe të them se dalim. Unë do të doja që Partizani të dalë kampion duke fituar në fushë ndaj të gjithë ekipeve, duke qenë skuadra më e mirë”.

E favorizon apo penalizon kalendari Partizanin?

“Tre ndeshjet e fazës së tretë ishin nga më të fortat. Shpresoj që e para, objektivi im personal, është rritja e cilësisë së lojës dhe jam i sigurt se me të vijnë rezultatet, jemi brenda objektivit për Europa League”.

Tags: “futa”dëniminduanukOlsipseramaRrëfehetSkenderbeutSportit

TË LIDHURA

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”
Sport

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Barcelona, merret vendimi, lojtari do qëndrojë te katalanasit
Sport

Barcelona, merret vendimi, lojtari do qëndrojë te katalanasit

19:09 | 29/05/2025
Ronaldo para finales së Champions: Zemra ime rreh fort për Interin, kam besim
Sport

Ronaldo para finales së Champions: Zemra ime rreh fort për Interin, kam besim

18:53 | 29/05/2025
Next Post
Zvicerani ia dorëzon shqiptarit “çelësat” e kompanisë

Zvicerani ia dorëzon shqiptarit “çelësat” e kompanisë

Zbulohet proteina, origjina e jetës në Tokë

Zbulohet proteina, origjina e jetës në Tokë

Denoncimi: 20 mijë lekë për një kredit, si po grabiten mësuesit

Denoncimi: 20 mijë lekë për një kredit, si po grabiten mësuesit

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Sherri mes vajzave në Korçë/ Adoleshentja procedohet për plagosje
Aktualitet

Sherri mes vajzave në Korçë/ Adoleshentja procedohet për plagosje

by mirseda
20:11 | 29/05/2025
0

Prokuroria e Korçës ka proceduar penalisht të miturën me iniciale F.D në Korçë, e cila më 5...

“Zjarri në diskotekën e Koçanit: Qeveria jep shpërblim për viktimat dhe të plagosurit”

“Zjarri në diskotekën e Koçanit: Qeveria jep shpërblim për viktimat dhe të plagosurit”

20:09 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Trafik kokaine Zvicër-Itali, arrestohet shqiptar dhe bashkëpunëtor

Trafik kokaine Zvicër-Itali, arrestohet shqiptar dhe bashkëpunëtor

19:22 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com