Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Roza Shanina, kush ishte snajperistja bukuroshe sovjetike, që vrau të paktën 54 nazistë

6 vjet ago
in Të Gjitha, TT, W-Instant
Roza Shanina, kush ishte snajperistja bukuroshe sovjetike, që vrau të paktën 54 nazistë

Heshtjen e thellë të pyllit të madh me pisha, e prishte vetëm e ecura e një vajze të re. Edhe për pak do të shpërthente Lufta e Dytë Botërore. Ajo ishte nisur vetëm, pa lejen e prindërve, duke pasur me vete ushqim të mjaftueshëm për ta përballuar fizikisht marshimin e gjatë.

Ishte mësuar të ecte. Për vite me radhë, bënte gati 12 km çdo ditë për të shkuar dhe ardhur nga shkolla e saj. Ndaj e dinte se mund t’ia dilte edhe këtë herë. Vetëbesimi dhe vendosmëria e saj, ishin nxitësit kryesorë në atë mision. Ajo ishte vetëm 14-vjeçe, dhe quhej Roza Shanina. Eci 193 km vetëm, dhe mbërriti më në fund në një stacion hekurudhor. Nga aty, ajo mori trenin për të shkuar në qytetin e Arkangelskut, ku u regjistrua në gjimnazin e qytetit.

Ajo e donte qytetin. Kinematë, dritat, njerëzit dhe shëtitjet e mbrëmjeve, ishin vite dritë larg izolimit që kishte patur vitet e hershme të fëmijërisë në fshat e tij. Vajza  ishte miqësore, dhe shumë inteligjente, ndaj bëri shumë miq. Shpesh, ajo rikthehej në konviktin e kolegjit pasi dyert ishin kyçur, duke hyrë brenda me ndihmën e një litari të bërë me çarçafë, që ia lëshonin nga lart shoqet e saj.

Kur u vendosën tarifat e shkollimit, ajo u detyrua të gjente një vend pune për të përballuar studimet. Nisi punë në një kopsht fëmijësh, dhe puna e saj u pëlqye shumë nga fëmijët, prindërit dhe stafi. Këta të fundit i dhanë në përdorim një apartament të vogël. Ajo punonte gjatë ditës dhe studionte natën. Ishte e lumtur.

Në vitin 1943, u regjistrua në ushtri. Hitleri e kishte pushtuar Bashkimin Sovjetik që në qershorin e vitit 1941, me Operacionin Barbarosa. Deri në atë kohë, Roza Shanina kishte humbur në luftë 2 vëllezër, dhe do të humbiste edhe të tretin para se të mbaronte lufta. Roza iu bashkua Akademisë Qendrore të Snajpereve Femra, ku shkëlqeu.

Në prillin e vitit 1944, asaj iu besua drejtimi i një toge snajperistesh që të gjitha femra në front.

Pas fitores së vështirë të sovjetikëve në betejën e Stalingradit, rusët ndërmorën një seri kundërsulmesh ndaj ushtrisë gjermane. Pikërisht në atë periudhë në fillim të prillit 1944, Roza vrau për herë të parë një ushtar gjerman.

Ajo vetë u trondit, por bashkëluftëtarët e uruan. Me kalimin e muajve, ajo u mësua më këtë gjë, dhe u bë me e ftohtë. Shtatë muaj pas vrasjes së parë, në ditarin e saj të luftës, ajo shkruante se kishte gjetur qëllimin e vërtetë të jetës së saj. “Edhe nëse do të kthehesha pas, nuk do të ndryshoja asgjë”- shprehej ajo.

Për të kryer disa vrasje rresht në një betejë, duhej një dorë e qëndrueshme dhe një vullnet i fortë, dhe këto ushtare femra të njësive elitë ishin vërtet të vendosura. Njësia e Roza Shaninës,  vëzhgonte njësitë naziste të këmbësorisë, duke synuar eleminimin e snajperave armiq.

Më pas, qëllonin mbi oficerët nazistë, përpara se trupat sovjetike të angazhoheshin në një betejë të hapur. Komandantët sovjetikë, synonin t’i mbanin larg frontit njësitë e snajperave, përfshirë edhe gratë e komandës së Rozës. Megjithatë, gratë u angazhuan edhe në betejat direkte, duke thyer më shumë se një herë urdhrat e eprorëve.

Roza Shanina, u ndëshkua për mosrespektim të urdhrave, por veprimet guximtare të saj dhe togës që drejtonte në luftime, i detyronin komandantët të hiqnin dorë nga masat e ashpra ndëshkimore.  Gratë luftuan betejë pas beteje. Në një rast, pozicioni i tyre u sulmua nga armiku, dhe ato luftuan edhe me bajoneta dhe madje lopata, duke vrarë shumë nga armiqtë dhe kapur robër të mbijetuarit.

Në një rast tjetër, Roza përgjoi një snajper armik, i cili ishte kamufluar në një pemë. Kur ra muzgu, qielli pas pemës u ndriçua nga rrezet e fundit të diellit që po perëndonte. Snajperi u zbulua qartë dhe Roza e qëlloi 2 herë me shpejtësi. Trupi i tij rrëshqiti nga pema dhe ra përtokë.

Në shtatorin e vitit 1944, ushtria sovjetike nisi të kalojë në Prusinë Lindore të kontrolluar nga Gjermania. Ushtria gjermane, rezistoi fort dhe luftimet u intensifikuan, teksa dimri i vështirësoi operacionet. Sovjetikët nisën ofensivën e tyre në shkallë të gjerë në Prusinë Lindore në janar të vitit 1945, dhe togat e snajpereve gra u përfshinë në luftime të ashpra.

Pozicionet e ushtrisë gjermane, u mbajtën fort përballë përparimit të madh rus. Ofensiva e Prusisë Lindore, përfshiu më shumë se 2 milionë ushtarë. Rusët përparuan në mënyrë të qëndrueshme drejt qytetit të Kënigsberg, dhe në dimrin e acartë të vitit 1945, gjermanët luftuan ashpër për çdo km2 tokë.

Të vrarët dhe të plagosurit ishin të shumtë nga të dy palët, por gjithnjë e më shumë gjermanët po zmbrapseshin nën peshën e rëndë të ushtrisë sovjetike. Kudo përgjatë frontit, bombardimet e forta me predha i paraprinë sulmeve nga tanket, artileria fushore dhe njësitë e këmbësorisë.

Njëra pas tjetrës, pozicionet e fortifikuara që mbaheshin ende nga Vehrmahti ranë në duart e rusëve. Në fshatra dhe qytete, kreshta, lugina, pyje dhe fusha të hapura, u zhvilluan luftime të egra, dhe ruset po përparonin gjithmonë e më shumë. Snajperët ishin angazhuar në front.

Dhe në fund të janarit 1945, pas 10 muajsh shërbimi aktiv, lufta i mori jetën Roza Shaninës.

Nën bombardimet e mëdha dhe zjarrit të mitralozave, 2 oficerë rusë e gjetën trupin e saj të copëtuar, mbi atë të një oficeri të plagosur të artilerisë. Një predhë kishte shpërthyer shumë pranë saj, dhe ajo kishte marrë plagë vdekjeprurëse. Pavarësisht përpjekjeve nga mjekët ajo vdiq të nesërmen, më 28 janar 1945. Ishte vetëm 20-vjeçe./ TIRANA TODAY

Tags: Bashkimin SovjetikLufta e Dytë BotëroreRoza Shaninasnajperistja

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Analizë

“Nga shënjestër e bullizmit në legjendë të ringut: Historia e jashtëzakonshme e Conor McGregor”

17:48 | 02/05/2025
Next Post
“Kallëzim penal për arkitektin danez të Teatrit”/ ‘Kërcënon’ Basha: Do gjurmoheni…

"32.5 milionë euro për bileta avioni"/ Basha nxjerr shifrat: Ja sa kushton zyra e Ramës

U përfol për lidhje me djalin e Hashim Thaçit, prezantuesja kosovare i futet politikës

U përfol për lidhje me djalin e Hashim Thaçit, prezantuesja kosovare i futet politikës

Greqia nuk harron, Mitsotakis kërkon nga Gjermania dëmshpërblimet e luftës

Greqia nuk harron, Mitsotakis kërkon nga Gjermania dëmshpërblimet e luftës

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Shisnin lëndë të paligjshme në Korçë, arrestohen dy të rinjtë
Aktualitet

Shisnin lëndë të paligjshme në Korçë, arrestohen dy të rinjtë

by mirseda
10:49 | 30/05/2025
0

Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar dhe një 31-vjeçar në Korçë, të cilët shisnin kanabis me...

Rusia akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës

Rusia akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës

10:26 | 30/05/2025
Portugali – Francë është finalja e Kampionatit Europian ‘Shqipëri 2025’

Portugali – Francë është finalja e Kampionatit Europian ‘Shqipëri 2025’

09:56 | 30/05/2025
Ngjarje e pazakontë në Marikaj! U vetëplagos, 40-vjeçari inskenoi atentat

18- vjeçari e përplas me makinë, ndërron jetë në vend i moshuari

09:44 | 30/05/2025
I shiti kokainë të miturës, gjykata lë në arrest me burg një person

Sillnin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë

09:21 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com