Roza Lati është kthyer në një personazh në mediat rozë. Zhveshjet e saj nuk janë komentuar pak. Moderatorja ka dhënë arsyet pse nuk e ka puthur Arian Çanin, ndonëse ky i fundit e ka kthyer tashmë në traditë në emisionin e tij.
E ftuar në emisionin “SevenBizz”, përballë moderatorit Meriton Mjekiqi, ajo ka treguar pse e refuzoi puthjen e Arian Çanit, kur e kishte ftuar në emisionin e saj.
“Nuk e putha, sepse Ariani ka puthur zakonisht këto femrat e njohura të Ballkanit. Balerinat apo striptistet që ka pasur të ftuara dhe i ngacmonte. Nuk isha e përgatitur, dhe nëse duhet të puthja dikë, ndoshta do puthja një djalë të moshës time..?!, tha Roza.