Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Roth: Gjermania e angazhuar për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth tha se Gjermania po bën të gjitha përpjekjet për hapjen sa më të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por duhet të plotësohen edhe ca kushte.

“Ne (Gjermania) si drejtues të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, po bëjmë të gjitha që janë në mundësinë tonë që mundësisht sa më shpejt, të arrijmë unitet për organizimin e konferencave ndërqeveritare për anëtarësimin e Maqedonisë e Veriut, e pas plotësimit të pak kushteve të mbetura, edhe me Shqipërinë”. Kështu u shpreh të martën (08.12) në Bruksel ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, i cili merr pjesë në këshillimet përgatitore të samitit të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Roth nënvizoi se çdo veprim tjetër, përveç çeljes së negociatave me këto dy vende, “do të ishte një gabim tepër i rëndë politik, që do të cënonte stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, e kjo do të cënonte në mënyrë masive edhe sigurinë në Evropë”. “Këtë duhet ta dinë të gjithë”, theksoi ai.

Brexiti

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth tha se do të ishte mirë të arrihet një marrëveshje me Londrën për një Brexit me marrëveshje. “Ne duam një marrëveshje, po jo marrëveshje pavarësisht se cili do të ishte çmimi i saj”, theksoi Roth, para konsultimeve me homologët e tij në Bruksel, rreth kësaj çështjeje. Roth konfirmoi se në ditët në vijim në Bruksel për negociata do të jetë edhe kryeministri britanik Boris Johnson, i cili të hënën në darkë ka pasur një telefonatë 90-minutëshe me komisioneren e BE Ursula von der Leyen. Bëhet e ditur se negociatori i BE, Michel Barnier, e ka informuar Parlamentin Evropian se negociatat me Britaninë e Madhe do të zgjasin deri të mërkurën, por jo më gjatë.

Nëse në ditët në vijim nuk ka ndonjë marrëveshje, atëherë në vitin 2021 mund të ketë një dalje të Britanisë së Madhe nga BE pa marrëveshje.

Siguria e demokracisë

Michael Roth tha se me kolegët e tij në Bruksel ka biseduar edhe për sigurinë e demokracisë në Evropë. Qëllimi i këtyre bisedimeve ishte “mbrojtja nga sulmet nga jashtë, në radhë të parë sa i përket lirisë së mediave”.

“Ne duhet të jemi të shumë të vendosur dhe të veprojmë së bashku kundër dezinformimit”, theksoi Roth duke shtuar se  Komisioni i BE ka punuar së bashku me përfaqësuesit e shoqërisë civile nga të gjitha vendet, pra edhe nga Gjermania, për hapat që duhen ndërmarrë në këtë drejtim. “Ky është një hap shumë i mirë, sepse ne të gjithë duhet të dërgojmë një sinjal shumë të qartë ndaj armiqve të demokracisë në Evropë”, nënvizoi Roth./DW/

Tags: Maqedoni e VeriutMichael Rothnegociatat me BEshqiperi

TË LIDHURA

Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë
Bota

Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

22:04 | 19/11/2025
Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin
Bota

Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

20:58 | 19/11/2025
Athina zyrtare planifikon qendra rikthimi për migrantët jashtë BE-së
Bota

Athina zyrtare planifikon qendra rikthimi për migrantët jashtë BE-së

19:59 | 19/11/2025
Next Post
E rëndë/ Punëtori vdes në fabrikën e peshkut të kryebashkiakut të Vaut të Dejës

E rëndë/ Punëtori vdes në fabrikën e peshkut të kryebashkiakut të Vaut të Dejës

Pandemia/ Regjistrohen dy viktima të tjera në Shqipëri

Kurba e Covid-19 mbetet e lartë, 14 viktima në 24 orët e fundit

Ekzekutimi i 25-vjeçarit/Policia flet për armë, familjarët thonë “hurma”

Vrasja e 25-vjeçarit, reagon SHÇBA: Është arrestuar efektivi i policisë







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës
Sport

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës

by mirseda
22:29 | 19/11/2025
0

Edon Zhegrova luajti rreth 30 minuta në ndeshjen e fundit të grupeve për kualifikimet e Kupës së...

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

22:07 | 19/11/2025
Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

Punonjësi i FBI-së pushohet nga puna sepse solli flamurin LGBTQ+ në zyrë

22:04 | 19/11/2025
Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

20:58 | 19/11/2025
Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

Bruksel: Spiropali dhe ministrat e jashtëm të BE-së takohen në darkën e kryediplomates Kaja Kallas

20:36 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com