Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Roshi lë pas dëmtimin: Dua të jem gati për kombëtaren, me Panuccin nuk kam folur

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
E ka zëvendësuar në kombëtare, ja çfarë thotë Roshi për Uzunin

Odise Roshi ka qenë një nga mungesat e mëdha të përfaqësueses shqiptare gjatë Ligës së Kombeve për shkak të dëmtimi të pësuar që e la jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë. Mesfushori tregon se tani është më pranë kthimit në fushën e lojës, edhe pse i duhet edhe një muaj për të qenë në maksimum e për të zbritur rregullisht edhe ai në terrenin e gjelbër.

“Prej dy ditësh jam i grumbulluar me skuadrën e Akhmat Grozni. Kemi një fazë të gjatë përpara. Në fund të shkurtit nis kampionati. E nisim pak me vonesë pasi siç dihet temperaturat janë nën minus. Për momentin jam shumë mirë. Dje kam bërë disa teste, të cilat dolën pozitive. Por më duhet edhe pak kohë, besoj 1 muaj që të jem 100%, që të stërvitem me ekipin. Do filloj gradualisht që të futem pak nga pak. Po stërvitem në mënyrë individuale. Po stërvitem edhe me grupin, ato 10-20 minutat e para të stërvitjes, pastaj kaloj individual me trajnerin personal që kam këtu”, shpjegoi ai në një intervistë për “Ora News”.

“Kam folur me trajnerin dhe doktorin, ku më kanë thënë se do të jem gati 100% për rifillimin e kampionatit. Nganjëherë nuk i dihet. Varet nga trupi i njeriut. Kur e ndjen futbollisti veten mirë atëherë mund të zbres në fushë. Besoj se para datës 5 do të jem i gatshëm dhe për këtë fakt duhet të jem edhe i gatshëm për ekipin kombëtar”, vijoi ai.

Por si e ka parë Roshi kombëtaren si tifoz në këtë periudhë mungese? Fillimisht mesfushori tregon se nuk ka pasur gjatë këtyre muajve kontakte me Panuçin, ndërsa më pas pohon se skuadra ka shfaqur disa mangësi.

“Gjatë kësaj kohe nuk kam pasur kontakte të drejtpërdrejta me Panuçin por kam pasur me ndihmësit e tij, trajnerin e dytë, me të kam pasur gjithë kohës.

Besoj se nuk ka qenë një kombëtare shumë e mirë, por kemi bërë edhe paraqitje të mira. Kemi bërë edhe paraqitje të këqija si gjithmonë. Por besoj se ka pasur edhe shumë mungesa të disa lojtarëve, që po të ishin, do të kishin arritur edhe rezultate më të mira. Shpresojmë që në ndeshjen e parë eliminatore të marrim 3 pikët, dhe pastaj të ecim siç bëmë përballë Portugalisë në Evropian. Morëm 3 pikët e para edhe kaluam. Shpresojmë te e njëjta gjë edhe këtë vit”, theksoi ai.

Roshi është në vitin e fundit të kontratës me Akhmat Grozni, por pranon se për momentin nuk është i fokusuar te kjo çështje, por te riaftësimi dhe aktivizimi sa më i rregullt.

“Me thënë të drejtën këtë nuk e di akoma se jam marr vetëm me planin përkatës dhe nuk kam komunikuar as me klubin për kontratën apo diçka tjetër. Thjesht dua të kthehem në 100% të formës”, deklaroi ai.

TË LIDHURA

Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore
Sport

Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore

14:55 | 09/12/2025
Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit
Sport

Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit

19:32 | 08/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Next Post
Trondit Klement Balili: Policia nuk më është afruar asnjëherë

Trondit Klement Balili: Policia nuk më është afruar asnjëherë

Historia përsëritet pas 43 vitesh, talenti i Katelyn mahnit botën (Video)

Historia përsëritet pas 43 vitesh, talenti i Katelyn mahnit botën (Video)

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë pranë QSUT, qëllohet nga dy makina

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë pranë QSUT, qëllohet nga dy makina







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Gonzato: Kreu i ri i SPAK të ketë integritet dhe standarde BE
Politikë

Gonzato: Kreu i ri i SPAK të ketë integritet dhe standarde BE

by mirseda
17:12 | 10/12/2025
0

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, do të marrë pjesë së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare të...

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Bradashesh të Elbasanit

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Bradashesh të Elbasanit

16:33 | 10/12/2025
Britanikët: Zgjedhja e kreut të ri të SPAK të jetë e lirë, e drejtë dhe transparente

Britanikët: Zgjedhja e kreut të ri të SPAK të jetë e lirë, e drejtë dhe transparente

16:25 | 10/12/2025
Shtëpia përfshihet nga flakët, rrezikohen disa të tjera ngjitur

Shtëpia përfshihet nga flakët, rrezikohen disa të tjera ngjitur

16:16 | 10/12/2025
Goditja e grupit kriminal Rraja, reagon zyrtarisht SPAK mbi operacionin

Goditja e grupit kriminal Rraja, reagon zyrtarisht SPAK mbi operacionin

14:56 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com