Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme pranë QSUT në Tiranë. Nga raportimet e para thuhet se dy persona të cilët kanë qenë në dy makina në lëvizje, kanë shtënë në drejtim të njëri-tjetrit.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Janë ngritur postblloqe për evidentimin e personave të dyshimtë, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia.