Cristiano Ronaldo në një intervistë ekskluzive për “France Football” ka zbuluar arsyet që e detyruan atë të largohet nga Real Madrid. Ylli portugez u bashkua me Juventusin në merkaton e verës për 110 milionë euro. Ai ka mohuar të gjitha fjalët se ai u larguar për para dhe ka hedhur gjithçka në drejtim të presidentit Florentino Perez.
“Unë ndjeva se brenda klubit, sidomos nga ana e presidentit, ata nuk më vlerësonin në fillim, i shikoja ata si një marrëdhënie biznesi, atë që ata kurrë nuk më thanë nga zemra. 4 apo 5 vitet e para kisha ndjenjën e të qënurit Cristiano Ronaldo. Më vonë ishte më pak. Presidenti nuk më pa më me të njëjtin sy, sikur unë të mos isha i domosdoshëm”, tha fillimisht Ronaldo.
“Ky ndryshim qëndrimi”, shtoi portugezi, “E bëri atë të mendojë për largimin nga Madridi, për të përfunduar nënshkrimin me Juventusin. Kur përflitej se dëshiroja të largohesha, e dija se presidenti nuk do të më ndalonte”, tha 33-vjeçari”.
Gjithashtu ai shpjegoi se largimi i trajnerit Zinedine Zidane nuk ka ndikuar në vendimin për të lënë Madridin. Sa i përket nënshkrimit për Juven, ai tha se nuk ishte për shkak të parave, por për faktin se italianët “e donin vërtet”.
“Po të doja para do të kisha shkuar në Kinë, ata më ofruan pesë herë më shumë. Nuk kam ardhur te Juve për të para, kam marrë të njëjtën shumë në Madrid, madje edhe më shumë. Dallimi është se Juventus më donte mua me të vërtetë. Ata ma thanë dhe ma vërtetuan”, vijoi ai.
Portugezi gjithashtu tha se e meriton “Topin e Atë” dhe se ëndërron që ta fitojë atë për herë të gjashtë, që të jetë superior ndaj Lionel Messit. Portugezi siguroi se ai është prekur nga akuzat për përdhunim që peshojnë mbi të.