Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Roma-Feyenoord, një dhuratë afatgjatë për Shqipërinë

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Roma-Feyenoord, një dhuratë afatgjatë për Shqipërinë

Nga: Eduard Zaloshnja

Me sjelljen e finales së UEFA Conference League në Tiranë dhe organizimin e saj të përsosur, FSHF-ja dhe qeveria shqiptare i kanë bërë ekonomisë së Shqipërisë një dhuratë afatgjatë të jashtëzakonshme. Ardhja e Murinjos dhe fitorja e tij në Tiranë, ishte një bonus ekstra nga Zoti, i paplanifikuar nga FSHF-ja dhe qeveria shqiptare, kur vendosën të ndërtonin Arenën Kombëtare “Air Albania”…

Në ditët para zhvillimit të finales, qarkulluan këtu tituj të ekzagjerur rreth 100 mijë tifozëve që do të vinin nga jashtë për ndeshjen dhe për 150 milionë eurot që do të shpenzonin ata në Shqipëri. Por në fakt të dy shifrat duket se kanë qenë shumë më të ulta.

Sipas njoftimit zyrtar të UEFA-s, vetëm 18 mijë veta ishin brenda stadiumit (të paktën 2 mijë duhet të kenë qenë shqiptarë), dhe 7-8 mijë tifozë të huaj duhet të kenë qenë në Fan Zonat e Tiranës. Ndërsa për valutën e shpenzuar prej tyre, mund t’i referohemi shifrave të finales së Superkupës Europiane në Shkup, ku u vlerësua se valuta e shpenzuar nga tifozët e huaj që vituan Shkupin ishte rreth 20 milionë euro.

Në qoftë se efekti ekonomik i finales do të ishte i kufizuar vetëm në këto 20 milionë euro, s’do t’ia kishin vlejtur shpenzimet dhe debatet e shumta për ndërtimin e Arenës Kombëtare “Air Albania”. Por është ndikimi afatgjatë ai që bën diferencën…

Vende të vogla në zhvillim shpenzojnë dhjetra milionë dollarë për fushata promovuese, që synojnë të fiksojnë emrin e vendit dhe të kryeqytetit të tyre tek ndjekësit e mediave tradicionale e sociale nëpër botë. Kjo me shpresën se ata do t’i kenë parasysh ato kur të plakanifikojnë pushimet.

Dhe përvoja e turizmit botëror ka treguar se fushata të tilla të shtrenjta promovuese e paguajnë vetveten, e ç’është më e rëndësishmja, i sjellin fitime ekonomisë së vendeve promovuese në afate të gjata.

Në rastin e UEFA Conference League në Tiranë, fushata promovuese për Shqipërinë ishte e parapaguar me ndërtimin e Arenës Kombëtare “Air Albania” dhe me punën e bërë nga FSHF-ja dhe qeveria shqiptare për ta sjellë atë në Tiranë dhe për ta organizuar në mënyrë të përsosur. Pjesën tjetër e bënë 155 televizionet botërore që e transmetuan live ndeshjen dhe mediat tradicionale e sociale që e përcollën me lajme të shumta kudo në botë.

Dhe tani dy fjalë për efektin ekstra Murinjo. Kurrë nuk mund t’i shkonte ndër mend FSHF-së dhe qeverisë shqiptare (kur vendosën të ndërtonin Arenën Kombëtare “Air Albania”) se një ditë do të vinte në Tiranë të luante finalen e 5-të europiane traineri më i suksesshëm i finaleve, “The special One” Murinjo. E aq më tepër, që ai edhe do ta fitonte këtë finale. Një lajm ky që kapi titujt e gjithë mediave botërore (jo vetëm sportive). Murinjo është një emër i njohur (brand name) botëror që e dyfishon vlerën promovuese të lajmeve mbi zhvillimin e finales së UEFA Conference League në Tiranë. Një bonus ekstra (falas) për punën e bërë nga FSHF-ja dhe qeveria shqiptare për sjelljen dhe organizimin e përsosur të finales.

Tani mbetet që qeveria të zgjerojë aeroportin e Rinasit dhe rrugën që lidh atë me Tiranën, për të pritur fluksin e rritur të turistëve në muajt e vitet në vazhdim…

Tags: Eduard ZaloshnjatiraneUEFA Conference League

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Foshnja rezultoi pozitive pas testit të kokainës

Foshnja rezultoi pozitive pas testit të kokainës

Një nga asteroidët më të mëdhenj do të kalojë afër Tokës

Një nga asteroidët më të mëdhenj do të kalojë afër Tokës

Ish-deputeti Astrit Veliaj largohet nga politika

Ish-deputeti Astrit Veliaj largohet nga politika







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin
Aktualitet

Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin

by mirseda
22:54 | 16/10/2025
0

Në profilin e saj, Monika Kryemadhi ka postuar disa foto në shtrat së bashku me influenceren Dea...

A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit

A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit

22:26 | 16/10/2025
Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur

Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur

22:20 | 16/10/2025
Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

21:52 | 16/10/2025
Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

21:50 | 16/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com