Ngjarja e rëndë që ndodhi në Babrru të Kamzës, ku 65-vjeçari Abaz Doku abuzoi seksualisht me një të mitur (15 vjeç), ka tronditur mbarë opinionin publik.
Doku ishte roje në shkollën ku e mitura studionte, ndërkohë së fundmi raportohet se janë marrë masa nga autoritetet.
Sot është shkarkuar nga detyra, Besnik Daci, drejtori i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”, ku mësonte 15-vjeçarja e abuzuar.
Drejtori është zëvendësuar në detyrë nga zv.drejtoresha, bën me dije “abcnews.al”.