Tashmë gjobat për shkeljet e qarkullimit rrugor do të shoqërohen edhe me foto. Lajmin e ka dhënë Erjon Ahmeti, Shef i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24.
Ai tha se gjobat ndaj drejtuesve të automjeteve që kapen me shkelje, do të bashkëshoqërohen me foto dhe e argumentuar.
“Bashkëlidhur me gjobën kundravajtjes, do të vijë edhe një foto në adresë të qytetarit. Fleta e gjobës do jetë me foto dhe e argumentuar. Mënyra e kontrollit të tanishëm është një risi në këtë pjesë”, u shpreh Ahmeti.