Kuriozitete

Misteri i “Zonës 51” në SHBA: Bazë ushtarake, apo qendër e ndërlidhjes me alienët?

               Publikuar në : 15:13 - 09/01/19 S.N

“Zona 51” në shkretëtirën e Nevadës në SHBA, është një nga vendet më të mistershme në botë. Gjithçka nisi në vitin 1947, kur aty pranë në Rozuell, dyshohet se u rrëzua një anije aliene. Ushtria amerikane rrethoi menjëherë zonën, dhe nisi të studiojë anatominë e alienëve dhe diskut fluturues.

Shumë studiues, dyshojnë se informacionet e marra prej tyre, i shërbyen njeriut për të pasur një revolucion të madh teknologjik me zbulimin e mikroçipeve, fibrave optike etj. Për shumë vite ushtria dhe qeveria amerikane i kanë mohuar zërat mbi praninë e alienëve.

Por në vitin 1989, shkencëtari Robert Lazar, pranoi se në Zonën 51 ishte angazhuar për disa muaj në shqyrtimin e teknologjisë së 9 disqeve fluturues. Ai bëri publike edhe foto të alienëve të pajetë në momentin e autopsisë. Shumë studiues apo gazetarë, kanë përgjuar me ditë të tëra në fshehtësi jashtë rrethimit të zonës. Ata kanë filmuar fluturimin e shpejtë dhe jo të zakontë të objekteve të shdritshme.

Dy vjet më parë, ish-kandidatja në presidencialet amerikane, Hilari Klinton, premtoi se nëse do të zgjidhej presidente, do të bënte publike të dhëna nga “Zona 51”. Por ajo humbi, dhe pyetja nëse njeriu ka apo jo kontakte me botën e jashtëtokësorëve, mbetet ende pa përgjigje.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT