Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Rinas/Kompania e sigurimit ICTS pezullon punonjësin, nuk i jep provat (Video)

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Rinas/Kompania e sigurimit ICTS pezullon punonjësin, nuk i jep provat (Video)

Ahmet Mema, denoncon në “Stop”, se në 1 Mars 2019 ka nisur punë si agjent sigurie në kompannë ICTS në Rinas, me kontratë 3 mujore. Por në 14 Maj e pezullojnë nga puna, me justifikimin, se ka kaluar një likuid më të madh se 100 ml. Ahmeti kërkon, që të hapen kamerat, për të provuar, se nuk ka faj. Në zyrën e burimeve njerëzore i premtojnë, se do të bëjnë këtë kontroll dhe do ta kthejnë në punë, nëse rezulton pa faj. Nga ana tjetër kryemenaxherin i ICST-së deklaron, se në mënyrë kategorike nuk hapen kamerat.

Ahmet Mema: Jam agjent i sigurisë tek kompania ICTS në aeroportin e Rinasit,. Në datën 14 Maj më kanë komunikuar pezullimin nga puna pasi kam kaluar një likuid mbi 100 ml. Isha në skaner dhe ja komunikoj agjentit që është në bagazh. Ai e shikon dhe vlerëson vetë nëse është mbi 100 ml ose jo dhe e jep ai vendimin. Unë e shikoj që janë të ndaluara dhe është agjenti tjetër ai që bën hapjen e çantën dhe e heq ai ose jo. Problemi më ka qëndruar vetëm mua, supervizori ose agjentë të tjerë nuk janë pezulluar, por vetëm unë. Unë kam marrë pezullim nga puna pa i hapur kamerat edhe pse ju thashë që ti hapin kamerat. Nuk e kanë verifikuar farë nëse e kam bërë unë apo ka qenë dhe dikush tjetër. Nuk më tregojnë pamjet. Unë kam marrë pezullim pa afat. Prandaj ju drejtova emisionit “Stop” sepse dua zgjidhje për këtë problem që kam.

Burimet njerëzore– Për çfarë erdhe sot, se nuk e kuptoj?

Qytetari– Erdha për pjesën e kamerave. Unë dua të…

Burimet njerëzore-Po?

Qytetari-Të më bindësh për shembull, që…

Burimet njerëzore-Patjetër mo! Unë të thashë, në momentin, që unë…

Qytetari-Se mos ketë kaluar për shembull në turnin tim, ose…

Burimet njerëzore-E kuptoj! Unë e di shumë mirë. Ti më bëre kërkesën dhe me shkrim, dhe unë i di shumë mirë pretendimet e tua. Të thashë, që ky rast do të investigohet, se emaili është dërguar, që para 3-4 ditësh, kur kemi folur.

Qytetari-Tani, kjo është e çuditshme!

Burimet njerëzore-Po nuk është me sustë! Kush është e çuditshme?

Qytetari-Të heqin menjëherë nga puna.

Burimet njerëzore-Po ka ndodhur edhe herë të tjera Ahmet!

Qytetari-Për një agjent të ri?

Burimet njerëzore-Po, për një agjent të ri. Agjentët e rinj, nuk janë më shumë të favorizuar se të vjetrit.

Qytetari-Jo, por duhet të kenë kujdesin e supervizorit, pastaj.

Burimet njerëzore-Jo, jo domosdoshmërish! Ajo, që mbetet për t’u diskutuar, edhe për t’u aprovuar më vonë është kamera dhe për të parë, nëse është bërë ndonjë gabim nga ana e supervizorit dhe për këtë do të mbetemi në kontakt.

Qytetari-Të shikojmë kamerat, që edhe unë të bindem. Të ma vërtetoni!

Burimet njerëzore-Po mirë pra! Tani erdhe ti, të shikojmë kamerat. Unë çfarë të them?

Qytetari-Sepse zgjati shumë. Nuk…më kupton?

Burimet njerëzore-Ahmet, ke shumë të drejtë! Unë të thashë, që…

Qytetari-Kamerat zgjatën. Mund të shkosh domethënë, për pak minuta mund ta shikosh sepse tani…

Burimet njerëzore-Po nuk janë me sustë gjërat! Se do ti, të shkoj unë tani për 2 minuta.

Qytetari-Në rast se unë nuk jam fajtor, domethënë, çfarë mund…

Burimet njerëzore-Do të të them unë rikthimin në Kompani. Unë jam palë ndërmjetëse. Le të themi, që unë favorizoj dhe dua të mbroj më shumë punonjësin tim. Më kupton? Mund të jetë bërë gabim nga ana e supervizorit, dhe ai do të marri edhe vërejtjen!

Nga ana tjetër kryemenaxherin i ICST-së deklaron, se në mënyrë kategorike nuk hapen kamerat.

Qytetari-Mund të shikojmë kamerat, pamjet që ishte e imja apo jo? Se nuk është gabimi im.

Kryemenaxheri– Nuk mund t’i shohësh! Nuk mund t’i shohësh!

Qytetari-Po si mund ta vërtetoj?

Kryemenaxheri-Eprorja ime ta vërtetojë! Burimet njerëzore le të vijnë ta vërtetojnë. Ka njerëz…

Qytetari-Duhet të vijnë burimet njerëzore domethënë? Si është?

Kryemenaxheri-Ku të kesh ti besim pra. Meqë ti s’ke besim tek mua!

Shefja- Nuk e kemi për detyrë fare, që unë të të marr ty tek kamera, të shohësh ti, që ke qenë ti apo jo. Sepse, kur bëhet një vërejtje, të garantoj unë, që as unë, as Eraldi, as duty manaxher, nuk ka asnjë gjë personale ndaj kujdo individi.

Gazetarja– Ka ardhur një ankesë nga qytetari Ahmet Mema.

Kryemenaxheri-Ëhë!

Gazetarja-Ka punuar këtu domethënë, me kontratë 3 mujore. Fillimisht ka ardhur, për t’u trajnuar dhe nga 1 marsi i 2019-tës, ka filluar me kontratë. Cfarë ka ndodhur? Më 14 maj është pezulluar nga puna. Arsyeja? Ka kaluar një likuid më të madh se 100 ml.

Kryemenaxheri-Ëhë!

Gazetarja-Ai pretendon, që ky pezullim nga puna, është në mënyrë të padrejtë.

Kryemenaxheri-Unë nuk mund të përgjigjem pa miratimin e instancave të Kompanisë time një gazetareje.Kjo është një zyrë sigurie, kemi zyrë në Tiranë. Mund t’i drejtoheni dhe të merrni informacion!

Gazetarja-Kemi biseduar edhe me burimet njerëzore, edhe atje domethënë qytetarit ju tha, që nëqoftëse faktohet nëpërmjet kamerave, që ju nuk e keni kaluar këtë, do të riktheheni prapë në punë. Tani, ju e keni faktuar këtë pjesën e kamerave?

Kryemenaxheri-Zyrat qendrore janë ato, që marrin vendimet definitive!

Gazetarja– E marr vesh që keni dalë me një vendim dhe nuk dua të ndryshoj vendimin tuaj, por të paktën faktojani zotërisë me kamera. Hapni kamerat… /tvklan.al

 

Tags: Ahmet MemaICTSKompania e sigurimit

TË LIDHURA

Tiranë/ Hapen 57 kutitë e para, ja lëvizjet në vota tek partitë e mëdha
Aktualitet

Tiranë/ Hapen 57 kutitë e para, ja lëvizjet në vota tek partitë e mëdha

18:55 | 18/06/2025
Goditi me gomone turistin në Gjipe, Gjykata e Vlorë jep vendimin për drejtuesin e mjetit
Aktualitet

Goditi me gomone turistin në Gjipe, Gjykata e Vlorë jep vendimin për drejtuesin e mjetit

18:09 | 18/06/2025
Balla dhe Tabaku përplasen për Reformën Zgjedhore, replika me njëri- tjetrin
Aktualitet

Balla dhe Tabaku përplasen për Reformën Zgjedhore, replika me njëri- tjetrin

17:24 | 18/06/2025
Next Post
A ia hap Rama telefonin pas përgjimeve? Dako: Askush nuk është shqetësuar!

A ia hap Rama telefonin pas përgjimeve? Dako: Askush nuk është shqetësuar!

Gjinushi jep dorëheqjen nga Partia Social Demokrate, ja kush e zëvendëson

Gjinushi jep dorëheqjen nga Partia Social Demokrate, ja kush e zëvendëson

Dako hedh ‘shashkën’ e radhës: Në telefonatën e përgjuar, nuk është Astrit Avdyli

Dako hedh ‘shashkën’ e radhës: Në telefonatën e përgjuar, nuk është Astrit Avdyli

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Tiranë/ Hapen 57 kutitë e para, ja lëvizjet në vota tek partitë e mëdha
Aktualitet

Tiranë/ Hapen 57 kutitë e para, ja lëvizjet në vota tek partitë e mëdha

by mirseda
18:55 | 18/06/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e rinumërimit për 57 qendra votimi në Tiranë, duke treguar...

Asllani pas ndeshjes: “Mëkat që nuk fituam”

Asllani pas ndeshjes: “Mëkat që nuk fituam”

18:38 | 18/06/2025
Ndeshja e parë në Conference League, Vllaznia nuk luan në Shkodër

Ndeshja e parë në Conference League, Vllaznia nuk luan në Shkodër

18:24 | 18/06/2025
Trump i përgjigjet liderit suprem të Iranit: Paç fat!

Trump i përgjigjet liderit suprem të Iranit: Paç fat!

18:20 | 18/06/2025
Barcelona transferon portierin nga rivalët, nënshkruan kontratë 6-vjeçare

Barcelona transferon portierin nga rivalët, nënshkruan kontratë 6-vjeçare

18:17 | 18/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com