Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rikthimi i Lu-së në Prokurori; Nga akuzat e Llallës te pritja e ngrohtë e Arta Markut

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rikthimi i Lu-së në Prokurori; Nga akuzat e Llallës te pritja e ngrohtë e Arta Markut


Menjëherë pas zgjedhjes së Prokurores së përgjithshme, Arta Marku, ambasadori amerikan i ka trokitur asaj “në derë të shtëpisë”, për ta uruar për detyrën e re, por edhe për t’i dhënë disa porosi.

Këto të fundit tregojnë se Arta Marku është “njeriu i amerikanëve”, ndryshe nga Adriatik Llalla, me të cilin Lu ka pasur një përplasje në fillim të muajit shkurt.

Kujtojmë që në muajin shkurt, Prokuroria e Përgjithshme akuzoi drejtpërdrejt ambasadorin amerikan Donald Lu, se kishte ndërhyrë dhe e kishte shantazhuar atë për të ndërprerë hetimet mbi shpërthimet dhe dëmet e shkaktuara nga kompania naftënxjerrëse ‘Bankers Petroleum’ në Marinzë.

Konkretisht, fillimisht ishte ambasadori Lu ai që hodhi akuza ndaj Adriatik Llallës, për të cilën tha se “ka folur me zë të lartë kundër Reformës në Drejtësi”.

“Po shohim njerëz të fuqishëm që po përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre mbi gjykatën dhe prokurorinë. Shembulli më i fundit për këtë është veprimi i Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Për më shumë se 18 muaj ai ka folur me zë të lartë kundër Reformës në Drejtësi”, tha Lu më 2 shkurt, gjatë konferencës ndërkombëtare “Ne, populli, pjesëmarrja qytetare dhe demokracia e drejtpërdrejtë.”

Por, menjëherë erdhi reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme, ku zëdhënësja e saj akuzoi Lu-në për presione dhe shantazhe, ndërsa i cilësoi si hakmarrje sulmet e ambasadorit amerikan ndaj Llallës, raporton Tirana Today.

Takimi i sotëm
Takimi mes Markut dhe Lu-së ka zgjatur rreth 30 minuta, ndërsa ajo që ra në sy ishte mënyra se si Marku e priti ambasadorin amerikan.Prokurorja e Përgjithshme e sapozgjedhur ka dalë te dera për ta pritur Donald Lu-në. Duket një fillim i mbarë mes ambasadorit dhe Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, por sa do të zgjasë ky raport mes tyre?

Deklarata e Prokurorisë së Përgjithshme, akuzat ndaj Lu-së

Prokuroria e Përgjithshme është gjendur ditën e sotme në një sulm të hapur dhe të paprecedent nga ambasadori aktual në Tiranë, z. Donald Lu, lidhur me qëndrimet e institucionet përsa sa i përket Reformës në Drejtësi dhe kandidaturave për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Dëshirojmë të njoftojmë median dhe, nëpërmjet Jush, edhe opinionin publik shqiptar se, këto sulme tërësisht jo-diplomatike nuk janë aspak të reja për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Sa i përket Reformës në Drejtësi, Prokuroria e Përgjithshme dhe prokurorët kanë mbështetur që në fillimet e saj nevojën për reformim. Në qëndrimet zyrtare dhe publike, Prokuroria ka identifikuar problematika në draftet kushtetuese dhe ligjore, për të cilat ka shprehur qëndrimet e saj parimore dhe në frymën e së drejtës. Duhet theksuar se këto qëndrime kanë gjetur mbështetjen e plotë në Opinionin e Komisionit të Venecias, i cili, siç dihet tashmë, ka rrëzuar një pjesë të konsiderueshme të drafteve të propozuar nga ekspertët e huaj, të mbështetur publikisht nga Ambasadori Lu.

Sa i përket procedurës së kandidimit të anëtarëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ftojmë zotin Lu dhe ekspertët e tij të rilexojnë ligjin përkatës mbi kriteret e anëtarëve të këtij institucioni. Është shumë e rëndësishme që ambasadori Lu të lexoj variantin zyrtar, si në shqip, ashtu edhe në anglisht.

Prokuroria e Përgjithshme i bën të qartë zotit Lu se, nëse është mësuar të jetë zot në ambjentet e politikës shqiptare, këtë nuk mund ta realizojë me institucionin e Prokurorisë.

Për fat të keq, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka shumë paqartësi brenda, të cilat kanë shkaktuar kaos institucional të papranueshëm.

Zoti Lu mendon se ka në dorën e tij fatin e Prokurorisë kur shantazhon institucionin për mbyllje hetimesh apo me heqje vizash. Duhet ta ketë të qartë ai dhe kushdo tjetër që, për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore, prokurorët e Republikës nuk kanë nevojë për viza.

Këto presione të Ambasadorit Amerikan në Tiranë janë tipike sorosiane, të cilat kërkojnë të manipulojnë opinionin publik dhe të zhvlerësojnë institucionet.

Ky reagim i Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu, vjen menjëherë pasi Prokuroria e Përgjithshme njoftoi zyrtarisht krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, mbi presionet dhe shantazhet e vazhdueshme të ambasadorit Lu kundrejt institucionit. TIRANA TODAY

Tags: Adriatik LlallaArta Markudonald luPërplasjapritja e ngrohteProkuroria e Pergjithshme

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Rindërtojmë falas shtëpitë, rifinancim për bagëtitë e humbura
Aktualitet

Dëmet nga zjarret, Rama: Rindërtojmë falas shtëpitë, rifinancim për bagëtitë e humbura

20:29 | 15/08/2025
Plago*ja e 27-vjeçarit në Korçë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policia rrethon zonën
Aktualitet

Plago*ja e 27-vjeçarit në Korçë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policia rrethon zonën

20:03 | 15/08/2025
Tirana lëkundet sërish nga tërmeti, ja sa ishte magnituda këtë herë
Aktualitet

Tirana lëkundet sërish nga tërmeti, ja sa ishte magnituda këtë herë

18:45 | 15/08/2025
Next Post
Vendimi/Rama “zhvishet” nga përgjegjësitë, Greqinë ia lë në dorë zëvendëskryeministres

Vendimi/Rama “zhvishet” nga përgjegjësitë, Greqinë ia lë në dorë zëvendëskryeministres

Trump njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Trump kërcënoi se do ndërpresë fondet për Shqipërinë, reagon ish-ministri

Kur hyn në fuqi përjashtimi për deputetët e opozitës?

Kur hyn në fuqi përjashtimi për deputetët e opozitës?

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

“Në kërkim të paqes”, brenda sallës ku po takohen Trump e Putin. Kujt i bërtet Presidenti rus?
Bota

“Në kërkim të paqes”, brenda sallës ku po takohen Trump e Putin. Kujt i bërtet Presidenti rus?

by mirseda
22:12 | 15/08/2025
0

Një foto ka zbuluar detaje të reja nga vendi se ku do të mbahet takimi me presidentëve...

Pa u ulur mirë në Alaskë, gazetarët pyetën Putinin: “A do t’i ndaloni vrasjet e civilëve?” – Presidenti rus reagoi

Pa u ulur mirë në Alaskë, gazetarët pyetën Putinin: “A do t’i ndaloni vrasjet e civilëve?” – Presidenti rus reagoi

21:55 | 15/08/2025
PO NDODH/ Samiti historik në Anchorage: Trump dhe Putin nën fluturimin e avionëve luftarakë amerikanë

PO NDODH/ Samiti historik në Anchorage: Trump dhe Putin nën fluturimin e avionëve luftarakë amerikanë

21:30 | 15/08/2025
Putin zbarkon në Alaska, 30 minuta pas Donald Trump. SHBA tregon forcën ushtarake

Putin zbarkon në Alaska, 30 minuta pas Donald Trump. SHBA tregon forcën ushtarake

21:07 | 15/08/2025
Trump zbarkon i pari në Alaska, Shtëpia e Bardhë: Nuk do të ketë takim kokë më kokë me Putin

Trump zbarkon i pari në Alaska, Shtëpia e Bardhë: Nuk do të ketë takim kokë më kokë me Putin

20:53 | 15/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com