Sot priten reshje mesatare në qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë. Ndërsa në pjesën tjetër të territorit priten reshje të dobëta deri në lokalisht mesatare. Në qarqet e jugut, për momente të shkurtra kohore reshjet mund të marrin edhe formën e shtrëngatës. Në zonat malore reshjet pritet të jenë në formë dëbore, më të shumta në qarkun e Korçës.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 13 °C
në vendet e ulëta: 4 / 12 °C
në vendet malore: -2 / 4 °C
ERA
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.