Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rikthehet ish-shefi i FBI-së: Erdhi çasti, amerikanët do njohin “fytyrën” e Trump

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Rikthehet ish-shefi i FBI-së: Erdhi çasti, amerikanët do njohin “fytyrën” e Trump

Ka një përplasje totale tashmë ndërmjet Donald Trump dhe FBI-së.Dy krerët e agjencisë më të fuqishme të SHBA-së i kanë dorëzuar Prokurorit special, Robert Mueller një dosje të plotë të takimeve të krerëve të kësaj organizate me Presidentin Donald Trump ku ky i fundit ka kërkuar mbylljen e dosjes me rusët.

Ndërkaq, avokati i Trump, John Doëd, ka kërkuar që zv.ministri i Drejtësisë, Rod Rosenstein, të bëjë atë që shefi i tij, Jeff Sessions bëri me largimin e numrit dy të FBI-së, pra shkarkimin e prokurorit Robert Mueller, i cili është nomenklaturë e zv.ministrit të Drejtësisë.

“Është momenti të mbyllet hetimi”, ka thënë avokati i Trump për mediat amerikane.Por më pas ka ardhur një reagim i Shtëpisë së Bardhë e cila e ka konsideruar “personale”, deklaratën e  John Doëd.

Por Administrata Trump ka qenë nën syrin e ciklonit pas një dite me një lumë tëitt-esh nga Presidenti pas shkarkimit të numrit dy të FBI-së.

“Largimi i McCabe është një ditë e madhe për demokracinë. Nuk ka pasur fare çështje të lidhjes me rusët. Tjesht ka qenë një dosje e manipuluar”, shkruan Trump.

Presidenti i SHBA-së sulmon më pas krerët e Departamentit të Drejtësisë dhe të FBI-së duke i cilësuar si të korruptuar.

Por Andreë McCabe nuk se po rri kot. Ai ka ruajtur shënimet e tij rreth takimit që ish shefi i FBI-së, James Comey ka kryer me Donald Trump, ku i është kërkuar mbyllja e hetimeve për “Russia Gate”.

Wall Stret Journal shkruan se këto dokumente tashmë janë në dorë të Prokurorit special, Robert Mueller.Dhe në orët e vona të mbrëmjes së djeshme vjen edhe lajmi që Mueller e ka marrë zyrtarisht dëshminë e nëndrejtorit të FBI-së dhe e ka vendosur në dosje.Por nuk mbaron me kaq. James Comey, drejtori i FBI-së i shkarkuar me forcë nga Donald Trump bëhet i gjallë-shkruan Te Sheshi.

“Zoti President, populli amerikan do të mësojë së shpejti të vërtetën. Dhe ata do ta gjykojnë vetë kush është i ndershëm dhe kush jo”. Shkruan Comey në faqen e tij të tëitter-it, ndërkohë që në cover ka kopertinën e librit të tij “Ndershmëria e Lartë: e vërteta, gënjeshtrat dhe lidershipi”, i cili del këto ditë nga botimi.

Gjithashtu, po dje ka qenë një nga “big”-ët e inteligjencës amerikane, John Brennan, i cili ka mbrojtur kolegët e tij, duke sulmuar fuqishëm presidentin Donald Trump.

“Kur ryshfetet, poshtërsia morale dhe kurrupsioni yt politik të bëhen gjerësisht të njohura publikisht, ti do të marrësh vendin e merituar si demagog i diskredituar në koshin e plehrave të historisë. Ti mund të bësh fajtor e dënosh Andy McCabe, por Amerikën nuk e shkatërron dot…Amerika do të triumfojë mbi ty.”, shkruan Brennan. Sërish nuk mbaron me kaq. Në skenë rikthehet gjenerali Michael Flynn.

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë i shkarkuar nga Presidenti se e ka gënjyer në lidhje me rusët.

“Jam këtu për të folur për të ardhmen e popullit. Unë pagova mbështetjen që bëra për Trump. Asnjëri prej nesh nuk është prefekt  dhe unë mbështeta Donald Trump-in si kandidat jo-perfekt.

Doja të thoja se ai nuk është një kandidat tradicional. Por filozofia e tij që ta bëjë Amerikën të madhe i ka kthyer energji vendit. Na pëlqen apo jo, ajo ndodhi”,  tha Flynn në La Quinta të California-s, ku mbështeti kandidaturën e Omar Navarro-s për kongresmen republikan në atë zonë.

Tags: AmerikanetCA STIerdhiFBIfytyrënIsh-shefinjohinrikthehetTUMPIT

TË LIDHURA

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre
Bota

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

22:23 | 04/12/2025
Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi, Turqia takim me ambasadorët e Ukrainës dhe Rusisë
Bota

Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi, Turqia takim me ambasadorët e Ukrainës dhe Rusisë

18:14 | 04/12/2025
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 ballë godet Kinën
Bota

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 ballë godet Kinën

17:16 | 04/12/2025
Next Post
Kanceri i prostatës mund të diagnostikohet edhe nga inteligjenca artificiale

Kanceri i prostatës mund të diagnostikohet edhe nga inteligjenca artificiale

Shtypi i ditës, 19 mars 2018

Shtypi i ditës, 19 mars 2018

Shtypi nga bota, 19 mars 2018

Shtypi nga bota, 19 mars 2018







JU REKOMANDOJMË

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

19:59 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit
Politikë

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

by mirseda
22:50 | 04/12/2025
0

Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha i cili deklaroi sot...

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

22:23 | 04/12/2025
Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

22:09 | 04/12/2025
Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

21:34 | 04/12/2025
AKU kthen 51 ton misër të ardhur nga Serbia, pas analizave të kryera rezultuan me aflatoksinë

AKU kthen 51 ton misër të ardhur nga Serbia, pas analizave të kryera rezultuan me aflatoksinë

20:56 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com