Reshjet e borës, të cilat kanë filluar që gjatë natës, kanë krijuar vështirësi qarkullimi në disa qarqe të endit, kryesisht në juglindje.
Sipas një njoftimi të Autoritetit Rrugor Shqiptar, në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigell-Dogana Goricë, dhe rruga e Dardhës dhe e Voskopojës shoferët duhet të përdorin zinxhirë, ndërsa ka vijuar edhe puna për pastrimin e rrugëve nga dëbora. Ndërkohë që ARRSH bën thirrje për drejtuesit e mjeteve që të pajisen me goma dimërore.
Njoftimi i ARRSH:
Gjatë natës ka pasur reshje bore në juglindje dhe ne veri të vendit.
Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në punë me mjetet borëpastruese dhe është bërë shpërndarja e kripës.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigell-Dogana Goricë, rruga e Dardhës dhe e Voskopojës.
Drejtuesit e mjeteve te tregohen të kujdesshëm, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të përdorun zinxhir në rrugët që kemi lajmërur, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.