Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Riciklimi i Berishës si binom i Ramës

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Riciklimi i Berishës si binom i Ramës

Nga: Belina Budini

Në përfytyrimin e çdokujt që e ka jetuar të ashtuquajturin tranzicion shqiptar, emrat Berisha-Rama qëndrojnë si binom i pandashëm i politikës dhe pushtetit. Aq sa riciklimi i të parit vjen si sponsorizim i të dytit dhe anasjelltas. Prandaj është thuajse e natyrshme t’i (ri)shohësh përballë njëri-tjetrit në një kushtëzim fatesh dhe ciklesh politike pa afat.

Berisha rishfaqet kështu si ekuivalenti i Ramës. Të barasvlershëm në shumë pikëpamje, madje edhe në komunikimin politik, ku anormalitetit të njërit nuk i përgjigjet veçse shpërpjesëtimi i tjetrit; modelet e tyre janë ngulitur në përfytyrimin kolektiv si arketipa të politikës, duke riprodhuar dhe replikuar kështu vetveten.

Prandaj, duket se në fushën e këtij përfytyrimi është e vështirë të asociohen arketipa të reja përtej Rama-Berisha apo edhe Meta, për sa kohë ata janë aty, në një lojë efektesh dhe pasojash ciklike. Edhe pse përbën një “déjà vu”, ky rikonfigurim personazhesh do t’i imponohet elektoratit të vitit 2023 jo thjesht si një rikthim, pasi rikthimet njihen, por si një konstante ose një riciklim i dyanshëm. Duhet pranuar që rikthimi i Berishës ka ndodhur pavarësisht non-gratës. Mund të mos jetë një rikthim i lavdishëm, ashtu sikurse nuk do të ishte ndonjë riciklim i lavdishëm as ai i Ramës, shanset e të cilit për të qëndruar rriten me ndarjen e së djathtës dhe rikthimin e Berishës.

Ky i fundit, me rikthimin e tij, po riciklon në fakt bashkë me veten edhe rivalin e tij politik, që mbetet i pasfiduar në terma elektorale, sa kohë që do të ketë përballë një kundërshtar të shpallur “non grata” nga SHBA-të dhe një parti demokratike të ndarë. Ndaj rikthimi i binomit Berisha-Rama apo i trinomit Berisha-Meta-Rama është lexuar me të drejtë si inerci politike e tejzgjatjes së tranzicionit shqiptar. Pa ndonjë energji të re politike në horizont, dinamikat e komunikimit politik të palëve nuk arrijnë të ngjallin interes dhe aq më pak të ofrojnë ndonjë perspektivë demokratizuese apo modernizuese si në formë ashtu edhe në përmbajtje.

Kështu, praktikat më të zakonshme janë live-t mediatike në formën e foltores në njërën anë ose në formën e one-man-show në anën tjetër. Përballjet televizive të shumëfishuara në të gjitha ekranet, ofrojnë një tjetër “déjà vu”, ndërsa rrjetet sociale dhe TIK-TOKU vetëm sa i shpërndajnë në formë çikërrimash virale, duke i bërë kështu edhe bajate. Zhvillimet e fundit më interesante janë ato të vetë frontit të mediave me daljen në një antagonizëm të ri politik dhe të papritur, që duhet parë se deri ku do të shkojë.

Asgjë të re ndërkohë nga fronti qeveritar në tërësi, veç propagandës së “agresorit” që bën viktimën përballë mediave. Me një PD të ndarë e të përçarë, opozita nuk po del dot me një akt të fortë komunikimi, për ta bërë të mundur përfytyrimin e një avantazhi elektoral. Shpresat sërish të lidhura me protestat nuk premtojnë ndonjë shndërrim apo evoluim të brendshëm, që të mund të sjellë ndryshimin apo rrotacionin. Duke qenë se dominojnë manovrat e mbijetesës politike, çdo lexim alternativ i atmosferës duket në mos i pamundur, pak i vështirë. Kështu, vjeshtës politike shqiptare po i afrohet një dimër me krushq të ngrirë në të dy frontet, ndërsa pranvera duket ende shumë larg për të gjithë.

*Dekane e UET, marrë nga rubrika “Mediapolis”, në Liberale.al

Tags: belina budiniBerisharama

TË LIDHURA

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Sulm “phishing” ndaj Raiffaisen Bank. Ja çfarë ka ndodhur

Sulm “phishing” ndaj Raiffaisen Bank. Ja çfarë ka ndodhur

Berisha jep deklaratën “b*mbë”: Rama i ka kërkuar 10 mln euro ryshfet Ylli Ndroqit me telefon

Berisha jep deklaratën “b*mbë”: Rama i ka kërkuar 10 mln euro ryshfet Ylli Ndroqit me telefon

Fadil Berisha në “billboard”-in gjigant të New York-ut (FOTO)

Fadil Berisha në "billboard"-in gjigant të New York-ut (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Abuzimi me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Seanca u shty me dy orë,
Aktualitet

Abuzimi me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Seanca u shty me dy orë,

by mirseda
11:23 | 22/11/2025
0

Pasi seanca u shty me dy orë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është...

Berisha u drejtohet Kushtetueses, kërkon shfuqizimin e masës ‘detyrim paraqitje’

Berisha u drejtohet Kushtetueses, kërkon shfuqizimin e masës ‘detyrim paraqitje’

10:50 | 22/11/2025
Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja e tij, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja e tij, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën

10:44 | 22/11/2025
Zjarr në një azil pleqsh në Romë/ Humb jetën një 87-vjeçare, katër të plagosur si pasojë e

Zjarr në një azil pleqsh në Romë/ Humb jetën një 87-vjeçare, katër të plagosur si pasojë e

10:20 | 22/11/2025
Humbi një ditë më parë në Devoll, gjendet trupi i 76-vjeçares

Humbi një ditë më parë në Devoll, gjendet trupi i 76-vjeçares

09:36 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com