Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Rey Manaj: Kush flet keq për Interin, nuk ka merituar të jetë aty

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Rey Manaj: Kush flet keq për Interin, nuk ka merituar të jetë aty

Rey Manaj tashmë është pjesë e Granadas në formë huazimi dhe synimi i tij është që rikthehet me eksperiencën e duhur tek Interi për të luajtur dhe për tu bërë i rëndësishëm. Në një intervistë të dhënë për fcinternews.it, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka folur për shumë çështje. Ai ka qenë nën urdhrat e Gattusos që tashmë drejton Milanin, por ka komentuar edhe deklaratat e Goefrey Kondigbia, i cili nuk ka folur aspak mirë për Interin në një intervistë pas huazimit në Valencia.

Si po ju shkon aventura të Granada?

Shumë mirë. Kam gjetur një ambient perfekt për të punuar dhe për t’u rritur. Me trajnerin kam një raport të shkëlqyer, pavarësisht se jo gjithmonë luaj titullar, por kjo ndodh ngaqë konkurrenca në sulm është shumë e madhe. Shpresoj shumë që skuadra të ngjitet në La Liga sezonin e ardhshëm.

Vitin e kaluar keni qenë te Pescara dhe më pas te Pisa, ku në të dy rastet është folur se ke pasur përplasje me trajnerët. A janë të vërteta këto zëra?

Jo, me Oddon kam pasur një marrëdhënie normale dhe nuk jemi grindur asnjëherë. Te Pisa shkova për të luajtur më shumë dhe për t’u rritur, por problemet që kishte skuadra u reflektuan edhe te ne futbollistët dhe dështuam në objektivin tonë. Edhe me Gattuson kam kaluar shumë mirë dhe më vjen mirë që tani po i ecin mbarë gjërat.

Në verë do të ktheheni sërish në Milano dhe do të keni mundësi të sfidoni Gattuson, në derbi.

Nuk kam asnjë sfidë me Gattuson, por në derbi duhet të mundim Milanin gjithmonë.

Pse zgjodhët Granadën dhe jo ndonjë klub italian të Serisë A, ku nuk ju munguan ofertat?

Kur bëhet fjalë për një lojtar të ri si unë, nuk ka rëndësi kategoria, por skuadra që të jep mundësi të rritesh. Unë kam synime të mëdha në karrierë dhe te Granada vlerësova ambientin, që besoj se do më ndihmojë shumë.

Ju kanë krahasuar me Balotellin, si për nga talenti, ashtu edhe për sjelljen. Jeni dakord me këtë ?

Jo! Unë jam ende larg nivelit të Marios dhe më duhet të punoj ende shumë për t’u bërë si ai. Sa i përket karakterit, unë ul kokën dhe punoj, të tjerat janë më shumë thashetheme mediatike, sesa ngjarje reale.

A e ndiqni Interin?

Patjetër, pasi jam tifoz që kur isha fëmijë. Dëshpërohem kur merr rezultate negative dhe festoj si i çmendur kur shënojnë apo fitojnë.

Disa lojtarë që janë në pronësi të Interit, por të huazuar, ashtu si ti aktualisht, flasin keq për zikaltrit. A je dakord me ta?

Të luash te Interi nuk është aspak e lehtë, pasi klubi ka një histori shumë të lavdishme dhe duhet të përballosh presionin e të qenit në lartësinë e fanellës që vesh. Personalisht nuk jam aspak dakord me ata që flasin keq, pasi në të gjitha rastet, ata që flasin keq, nuk e kanë merituar të luajnë për Interin. është njësoj si të pështysh në një pjatë ku ke ngrënë ushqim.

Si e imagjinon rikthimin në Milano?

Interi është një klub i madh dhe unë dua të kthehem te zikaltrit si një lojtar i madh. Dua të vij si një sulmues i afirmuar.

Tags: atyfletInterinjetekeqkushManajmerituarRey

TË LIDHURA

Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit
Sport

Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit

19:32 | 08/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar
Sport

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

21:50 | 05/12/2025
Next Post
Nga Ukraina në Ballkan; Si Rusia po rrezikon rendin botëror

Nga Ukraina në Ballkan; Si Rusia po rrezikon rendin botëror

Gjeorgjiani nderon Kukësin, Kamza “vret” Lushnjën për të arritur objektivin

Gjeorgjiani nderon Kukësin, Kamza “vret” Lushnjën për të arritur objektivin

SHBA-të do të bëjnë zap Evropën nëpërmjet Shqipërisë së Madhe

SHBA-të do të bëjnë zap Evropën nëpërmjet Shqipërisë së Madhe







JU REKOMANDOJMË

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Ankimi për çështjen Balluku/ Gogu: Qeveria do të bëjë atë që do të vendosë Kushtetuesja
Politikë

Ankimi për çështjen Balluku/ Gogu: Qeveria do të bëjë atë që do të vendosë Kushtetuesja

by mirseda
11:00 | 09/12/2025
0

Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Toni Gogu në një deklaratë për mediat ka folur për...

Çështja “Balluku”, Rama reagon ndaj Shoqatës së Gjyqtarëve: Gaboni nëse prisni që unë të mbyll gojën

Çështja “Balluku”, Rama reagon ndaj Shoqatës së Gjyqtarëve: Gaboni nëse prisni që unë të mbyll gojën

10:52 | 09/12/2025
Trump i del në mbrojtje Musk

Trump i del në mbrojtje Musk

10:31 | 09/12/2025
Vrau në sallën e gjyqit gjyqtarin/ Apeli rrëzoi kërkesën e Gjon Shkambit, lihet në burg

Vrau në sallën e gjyqit gjyqtarin/ Apeli rrëzoi kërkesën e Gjon Shkambit, lihet në burg

10:24 | 09/12/2025
E rëndë në Vlorë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale

E rëndë në Vlorë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale

10:19 | 09/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com