Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton se nesër do të kryhet remont në një kabinë në kryeqytet, për instalimin e sistemit të matjes.
Punimet do të kryhen në intervalin kohor 09:00-12:00. Në njoftim thuhet se gjatë këtij orari do të mbesin pa energji bizneset private pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Farkë.
Njoftim i plotë:
Stakim, 13 gusht
Në vijim të punimeve që po kryen OST për instalimin e sistemit të matjes , nesër, 13 gusht do të kryhet remont në kabinën 20 kV “Ibrahim Plaku” që furnizohet nga Fiderit E1 (20kV) i N/stacionit Farkë.
Punimet do të kryhen në intervalin kohor 09:00-12:00 dhe pa energji do të mbeten bizneset private që furnizohen nga kjo kabinë pranë rrethrrotullimit të TEG Farkë.
Pjesa tjetër e konsumatorëve do furnizohet në unazë nga fideri 20 kV 323 Selitë