AA-Instant

Rekordi, kush është lojtari që rinovoi kontratën në moshën 52-vjeçare

               Publikuar në : 17:38 - 11/01/19 S.N

Kazoushi Mirua është një emër i panjohur, por me siguri ai ka hyrë në histori sa i takon fushës së futbollit.

Kjo pasi Mirua ka rinovuar kontratën e tij si futbollist në moshën 51-vjeçare. Një gjë mjaft e rrallë, teksa shumica e lojtarëve shkojnë maksimumi 38-vjeç, në mos 40-të.

Ai theu rekordin që më parë mbante ish-portieri i Bërton Albion, Kevin Pole. Ky i fundit e ndërpreu karrierën e tij si futbollist në moshën 51-vjeçare, në vitin 2014-të.

Lojtari që njihet me emrin King Kazu do të luajë futboll deri sa të shkojë 52-vjeç me ekipin e Jokohama në “J2 Ligue” të Japonisë. Mirua, ka qenë pjesë e skuadrës së Xhenoas në Seria A në sezonin 1993-1994, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Santosit në Brazil.

Kthehu