Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Refuzojeni atë taksë, jo si kosovarë, por si qytetarë

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Nga Andi Bushati/Vendimi i Edi Ramës për të goditur me një nga taksat më të larta të rajonit udhëtarët e Rrugës së Kombit, është një akt i pastër imoral.

Jo vetëm për faktin që ashtu sikurse pretendon gjithkush, ai ngre një mur të ri mes Shqipërisë dhe Kosovës. Jo vetëm për debatin zhurmëmadh të prishtinalive të etur për det.

Jo vetëm për protestën e shoferëve të maunave që u rritet ndjeshëm çmimi i mallrave që transportojnë në të dyja anët.

Ai është një akt i pastër talljeje me gjithë qytetarët shqiptarë.

Sidomos i tillë është argumenti që po përmendet gjithnjë e më shpesh nën tryezë, se Rilindja trashëgoi nga Berisha një “rrugë pa rrugë”, me ura të papërfunduara dhe me korsi të shqyera dhe prandaj duhet të paguajnë qytetarët që ajo të bëhet me standarde perëndimore.

Për mangësitë e rrugës nuk ka dyshim: është një gjë që e ka parë gjithkush.

Po ashtu, gjithkush ka dëgjuar, për një dekadë me radhë retorikën socialiste për 230 milionë dollarët që u vodhën nga dyshja Berisha– Basha për ndërtimin e kësaj vepre.

Sa herë në këto vite na janë shurdhuar veshët duke folur për vjedhjen e shekullit, për Lulzim Bashën që e mbylli këtë proces me procedurë, për paratë që përfunduan për lobim në SHBA, apo te miku turk i Berishës, pronari miliarder i Enkës.

Pra, gjatë gjithë periudhës së qeverisë së shkuar, por edhe sot në pushtet, sa herë kanë nevojë, Rama dhe socialistët i mbahen së njëjtës tezë: autostrada e kombit mbeti si “rrugë pa rrugë” sepse ajo ra pre e një kusarie kolosale.

Ata vazhdojnë t’i qëndrojnë kësaj ideje edhe tani që kanë pesë vite në pushtet, që kanë kryer reformën në drejtësi dhe që kanë rrëmbyer prokuroren e tyre.

Por, pavarësisht nga këto, pavarësisht nga fakti se e pranojnë se qytetarët qenkëshin vjedhur njëherë, ata kanë arritur në përfundimin se ata duhet të paguajnë sërish.

Dhe pikërisht këtu qëndron imoraliteti skandaloz i kësaj takse të lartë. Sepse përveçse i rëndë ekonomikisht dhe i papërligjur rajonalisht, ai sanksionon një parim pervers: sa herë që vjedhin pushtetarët, duhet të rifusin dorën në xhep qytetarët. 

Prandaj ky çmim skandaloz ( 10 euro vajtje-ardhje) duhet kundërshtuar. Sepse nëse e pranojmë sot parimin e vjedhjes së dyfishtë, kjo histori nuk do të ndalojë më kurrë.

Nëse kryeministri po u thotë sot shqiptarëve, paguani sërish për rrugën se iu vodhi Berisha, ai që do ta zëvendësojë atë nesër, nuk do të ketë më frikë të përdorë të njëjtën logjikë: shkundni xhepat për check-up, dializën, dhe analizat laboratorike se paratë e koncesioneve të para i përpiu Edi Rama. 

Prandaj kjo taksë imorale nuk duhet refuzuar as si kosovar dhe as si kuksian, as si shofer dhe as si pasagjer, as si tregtar mallrash dhe as si konsumator, por thjesht si qytetar që nuk do të nëpërkëmbet. (Lapsi.al)

Tags: kosovareQytetareRefuzojenitakse

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Historike, pas tymit dhe flakës votohet demarkacioni me Malin e Zi

Kërcet arma në Shkodër, plagoset 1 person

Lë nam De Biasi, bëhet hit në rrjetet sociale (Video)

Lë nam De Biasi, bëhet hit në rrjetet sociale (Video)

Teknologjia Bi-test zbulon problemet e strukturës së bebes që në embrion

Teknologjia Bi-test zbulon problemet e strukturës së bebes që në embrion







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com