Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Refugjatët dhe ISIS/Berisha zbulon planin e çmendur të Edi Ramës

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me përpjekjet e Bashkimit Evropian dhe kryeministrit Edi Rama për të strehuar azilkërkuesit nga Lindja e Mesme në Shqipëri.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha thekson se Rama po kërkon të sjellë në Shqipëri një minë me sahat siç janë ish-luftëtarët e ISIS-it por edhe refugjatë nga Lindja e Mesme.

Sipas Berishës, ky është plani i Ramës bashkë me mafien pas së cilës është lidhur kreu i qeverisë për të kryer trafikimin e qenieve njerëzore.  

Reagimi i Berishës:

Premtimi i Rames per kampet e rehabilitimit te ish terroristeve te ISIS, njelloj si ai per shkaterrimin e armeve kimike siriane!

Te dashur miq, lajmin per pranimin nga Rama te krijimit te kampeve te rehabilitimit te terroristeve te ISIS me origjine nga vende te ndryshme ne Shqiperi, per here te pare qytetaret tane e moren vesh jo nga kryeministri i vendit por nga kryeministri i Bullgarise Borisov ne konferencen e perbashket te shtypit me Edvinin ne Tirane.

Ne fjalen e tij ne kete konference Kryeministri Borisov tha se ai vlereson pranimin nga qeveria shqiptare te nismes per ngritjen ne Shqiperi te kampeve per riedukimin, rehabilitimin e ish terroristeve te ISIS nga vende te ndryshme qe kane luftuar ne Siri. Ai nuk beri fjale fare per kampe refugjatesh por vetem per ish terroriste te ISIS.

Ky lajm me te drejte alarmoi mediat dhe forcat politike dhe revoltoi mbare shqiptaret. Kete lajm Edi Rama e pergenjeshtroi pafytyresisht dje nepermjet zedhenesit te tij, njelloj siç beri me lajmin e pranimit te arsenalit te armeve kimike te Sirise, te cilin e mohoi dhjetra here deri sa OKB njoftoi zyrtarisht zotimin e tij.

Nderkohe, po dje, pa ju thare boja mohimit te tij, gazeta me e madhe e Frances “Le Monde” shkruan se kjo inisiative eshte e vertete dhe se eshte diskutuar ne Sofje dhe sipas saj shume burime kane konfirmuar se behet fjale per ngritjen e ketyre kampeve ne dy vende jashte BE: Shqiperi dhe Kosove!

Me kete akt Edi Rama ka dy synime:

1- te mbuloje narkoshtetin, lidhjet e tij me krimin, drogen, kapjen e drejtesise, dergimin e mbi 300 mije refugjateve dhe azilkerkuesve nga Shqiperia ne vendet e BE dhe te mund te marre hapjen pa kushte te negociatave me BE. Por ky eshte nje pretendim absurd pasi vet kryeministri Borisov, qe informoi shqiptaret per kampet e ISIS ne Shqiperi, deklaroi po ne ate konference shtypi se nuk ka hapje te negociatave pa kushte me Shqiperine pasi shumica e vendeve te BE jane te percaktuara per vendosjen e kushteve per hapjen e tyre!

2- synimi tjeter madhor i vendosjes se mijra e mijra ish terroristeve te ISIS, dhe sipas “Le Monde” edhe te rreth 600 mije refugjateve ne Shqiperi, eshte trafikimi i tyre masiv drejt Italise nga mafia shqiptare e lidhur direkt me Ramen, e cila, sipas burimeve serioze inteligjente, tre vjet me pare ka porositur per kete qellim ne vendin fqinj mbi 300 skafe te fuqishme per te trafikuar per qellime fitimi refugjatet drejt brigjeve te Italise, duke shnderruar keshtu Otranton ne varrin gjigand te Europes!

Ju bej thirrje vendeve te BE te hedhin poshte oferten hipokrite te Edi Rames, e cila krijon probleme shume here me te medha se sa zgjidh, oferte me te cilen ai kerkon t’u hedhe hi syve per mos zbatimin e kushteve per hapjen e negociatave pa kushte dhe te siguroje nje burim te ri te madh te pasurimit te mafies shqiptare, te cilen ai vete e udheheq!

Tags: "çmendur"BerishaEdi RamësISISplaninRefugjatëtzbulon

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen
Aktualitet

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan
Aktualitet

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

21:23 | 28/10/2025
3 vrasje sot; Bozdo: Shqipëria tronditet nga krimi, qeveria nuk garanton rendin
Politikë

3 vrasje sot; Bozdo: Shqipëria tronditet nga krimi, qeveria nuk garanton rendin

19:55 | 28/10/2025
Next Post
(VIDEO) Kush ishte Fadil Vokrri, Maradona i shqiptarëve që luante krah legjendave

(VIDEO) Kush ishte Fadil Vokrri, Maradona i shqiptarëve që luante krah legjendave

Flet vëllai i Xhaferit: La gruan për atë, por ajo…

Flet vëllai i Xhaferit: La gruan për atë, por ajo…

(VIDEO) Shpërthen ish-kongresmeni: Politikanët tuaj janë vetë mafia. Vranë njerëzit në Gërdec dhe vijnë e na qahen këtu!

(VIDEO) Shpërthen ish-kongresmeni: Politikanët tuaj janë vetë mafia. Vranë njerëzit në Gërdec dhe vijnë e na qahen këtu!







JU REKOMANDOJMË

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen
Aktualitet

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

by mirseda
22:16 | 28/10/2025
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tepelenë, rreth 1 kilometër në perëndim të qytetit, mbi...

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

21:23 | 28/10/2025
Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

21:18 | 28/10/2025
Aksidentohet ish-banorja e BBV: Shkova deri te Zoti, por më ktheu prapë

Aksidentohet ish-banorja e BBV: Shkova deri te Zoti, por më ktheu prapë

20:18 | 28/10/2025
Ushtria izraelite nis sulmet, raportohet për viktima në Gaza

Ushtria izraelite nis sulmet, raportohet për viktima në Gaza

20:16 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com