Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Refugjatët çamë në 1946/ʽKëmbëzbathur e të pangrënë, por s’kërkonin lëmoshëʼ

8 vjet ago
in Të Gjitha

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi në një postim në rrjetin social “Facebook” shkruan mbi fatin e refugjatët çamë në 1946. Dervishi deklaron se shumica e popullsisë është larguar nga Çamëria me pak rroba e ndonjë sasi të pakët florinjsh. Pak familje mundën të marrin bagëtitë me vete. Historiani thotë se në Shqipëri ata punonin në bujqësi me kulturat e ullirit, portokalle, blegtori dhe tregti. Megjithatë, popullsia paraqitej shumë punëtore dhe e përshtatshme për t’i qëndruar vështirësive.

“Për t’u shënuar është fakti se nuk shihet asnjë çam, qoftë burrë, grua ose i vogël që të shtrijë dorën për të lypur lëmoshë”-thuhet në raportin e publikuar nga Dervishi.

Postimi i plotë i Kastriot Dervishit

1946/Gjendja e refugjatëve çamë në Shqipëri

Shtetasit grekë me kombësi shqiptare, të dëbuar në vitin 1944 nga Greqia në Shqipëri nëpërmjet një spastrimi etnik (që është kulmi i një keqtrajtimi sistematik nga shteti grek në vitet 1912-1944) përbënin një komunitet që luhatej midis 18-20 mijë personash. Vdekshmëria e lartë në vitet 1944-1945 nuk ka mundësuar një shifër të saktë të kësaj popullsie, e cila u trajtua me strehim, veshmbathje dhe ushqim nga personeli i UNRRA-s (Administrata e OKB-së për ndihmë dhe rimëkëmbje) në Shqipëri. UNRRA nuk ka mbështetur e trajtuar në asnjë rast “kolaboracionistë”, por të persekutuarit gjatë luftës nga fashizmi e nazizmi.
Një informacion i datës 19.10.1946 i Komisionit të Kontrollit të Shtetit bën të ditur gjendjen e çamëve deri këtë kohë në Shqipëri. Në mënyrë shumë të shkurtuar, më poshtë jepen disa fakte nga ky raport.

1-Numri i çamëve
Të dhënat rreth numrit të popullsisë çame lëvizin, por përafërsisht ato janë të kuptueshme. Sipas një statistike të Komitetit Antifashist Çam në tiranë, në qershor 1946 numri i çamëve ka qenë 19.755. Në shtator 1946 u bë regjistrimi i gjithë shtetasve të huaj. Çamët rezultuan në këto shifra, sipas prefekturave:
-Gjirokastra, 2524
-Vlora, 4830
-Berati, 2002
-Durrësi, 5221
-Elbasani, 1460
-Tirana, 981
-Shkodra, 75
Gjithsej 17.093
Diferencat besohet se i takojnë vdekjeve nga kushtet e vështira të banimit.

2-Gjendja politike
Duke qenë të diskriminuar nga shtetit grek për 32 vjet (iu mohohej arsimi në gjuhën amtare), paraqiteshin në masën 97% analfabetë. Ishin tërësisht apolitikë. Nuk i njihnin grupet politike të luftës në Greqi dhe as e bënin dallimin midis tyre. Në këtë mënyrë, teza e bashkëpunimit “nazist” të kësaj popullsie civile është tërësisht e gabuar dhe nuk i përgjigjet asnjë realiteti.

3-Gjendja ekonomike
Shumica e popullsisë është larguar nga Çamëria me pak rroba e ndonjë sasi të pakët florinjsh. Pak familje mundën të marrin bagëtitë me vete. Në Shqipëri ata punonin në bujqësi me kulturat e ullirit, portokalle, blegtori dhe tregti. Megjithatë, popullsia paraqitej shumë punëtore dhe e përshtatshme për t’i qëndruar vështirësive.
“Për t’u shënuar është fakti se nuk shihet asnjë çam, qoftë burrë, grua ose i vogël që të shtrijë dorën për të lypur lëmoshë”-thuhet në raport.

4-Banesat
Një pjesë e popullsisë ishin sistemuar në çadra të sjella nga UNRRA. Rreth 270 familje në Gostimë, Berat, Fier, Vlorë, Kavajë dhe Shijak gjendeshin në çadra. 600 familje banonin në qytete në kazerma dhe shtëpi të prishura pa porta e pa xhama

5-Gjendja shëndetësore
Nga banesat e papërshtatshme, mungesa e rrobave të veshjes e fjetjes, si dhe nga ushqimi i dobët, kishte pasur shumë sëmundshmëri dhe vdekshmëri, në masën 15% gjatë vitit 1945.
Në raport thuhej se nisur nga gjendja në Greqi nuk shpresohej riatdhesimi i tyre, e për këtë sugjerohej vendosja në toka.

Tags: 1946çameʽKëmbëzbathurlëmoshëʼpangrënëRefugjatëts'kërkonin

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

E çfarë të keqe paska me e festu Shën Valentinin te Liqeni, me lule mimoza?

Thaçi: Padrejtësi historike me Gjykatën Speciale, e pranuam pa dëshirë

Diskutimet Shqipëri-Greqi/Meta i “frikësuar” mbledh ish-presidentët







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

by mirseda
12:26 | 08/06/2026
0

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos, për shkak të mungesës së...

Të shtëna me armë në Kamëz, një person humb jetën

12:07 | 08/06/2026

U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak

12:05 | 08/06/2026

LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Kamëz

11:58 | 08/06/2026

Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, dëshmon ish-drejtoresha e Sporteve

11:53 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com