Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Reforma territoriale duhet të jetë produkt konsensual”, Boçi nga Lezha: PD kërkon më shumë bashki

1 muaj ago
in Aktualitet, Politikë

Bashkëkryetari i komisionit parlamentar për Reformën Territoriale në Lezhë, deputeti i PD Luciano Boci, theksoi se reforma e re duhet të jetë një produkt konsensual dhe i ndërtuar mbi vullnetin e qytetarëve.

Duke iu referuar reformës së vitit 2015, Boci sqaroi se Partia Demokratike nuk e kishte braktisur procesin, por se ai ishte vendosur politikisht nga mazhoranca. “Në 2015 nuk pati konsensus real. Reforma u imponua dhe rezultatet i kemi sot përpara: një model që nuk funksionon siç duhet,” u shpreh ai.

Sipas tij, ndryshe nga ajo periudhë, reforma aktuale duhet të ndërtohet nga poshtë-lart, duke dëgjuar qytetarët dhe duke reflektuar nevojat reale të komuniteteve. Ai paralajmëroi se çdo tentativë për të vijuar me të njëjtën logjikë do të prodhojë të njëjtin rezultat.

Boci ngriti edhe çështjen e numrit të bashkive, duke kundërshtuar qasjen për reduktimin e tyre pa një marrëveshje të gjerë politike dhe shoqërore. “Nëse në fund PS bën atë që kërkon – uljen e bashkive pa konsensus – çfarë fitojmë? E pranuam një herë dhe çfarë solli? Dështim. Nëse ndjekim të njëjtën rrugë, do të kemi të njëjtin rezultat,” deklaroi ai.

Në këtë kontekst, ai theksoi se Partia Demokratike mbron një model me më shumë bashki dhe më shumë autonomi vendore, si një mënyrë për të përmirësuar shërbimet dhe për të ruajtur lidhjen me komunitetin. Sipas Bocit, vetëm një reformë e ndërtuar mbi konsensus dhe mbi interesin e qytetarëve mund të garantojë funksionimin real të pushtetit vendor dhe të shmangë përsëritjen e gabimeve të së kaluarës.

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin

Papa Leoni kritikon kushtet e të burgosurve dhe pabarazinë në Guinenë Ekuatoriale

Nga Tirana në Kukës, lëvizje të papritura në radhët e Policisë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com