Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Reforma në Drejtësi/ Bujar Nishani: Ju tregoj pse po rrezikon degradimin

9 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Reforma në Drejtësi/ Bujar Nishani: Ju tregoj pse po rrezikon degradimin

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani  ka bërë një analizë në të cilën ka renditur të gjitha arsyet pse sipas tij reforma në drejtësi po rrezikon degradimin. Nishani rendit faktet dhe përse ndodhemi në të tillë situatë. Analiza është publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”.

 

Nga Bujar NISHANI
Opozita ka kundërshtuar ashpër ndërhyrjet më të fundit të qeverisë dhe maxhorancës parlamentare në procesin e reformës në drejtësi. Përmes një letre të saj drejtuar autoriteteve ndërkombëtare që janë përfshirë në këtë proces është denoncuar mosmiratimi i strukturave të nevojshme për procesin si dhe përzierjen e strukturave të supozuara të pavarura me strukturat e qeverisë (Ministria e Jashtme dhe e Drejtësisë). Ky akt i fundit i maxhorancës socialiste dhe qeverisë së saj vjen fill pas asaj ku Shkolla e Magjistraturës dhe drejtuesit e institucioneve te tjera arsimore të parashikuara nga ligji kanë zgjedhur si kandidatë të tyre për në institucionet e reformës së drejtësisë Ilir Pandën dhe Genti Ibrahimin.

I pari, ish Ministër i Drejtësisë në qeverisjen socialiste dhe më pas N/kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë (2003-2007) një nga periudhat e politizimit ekstrem të gjyqësorit shqiptar. I dyti, kryeautori i hartimit dhe mbrojtjes publike të projektit skandaloz të ndërtimit të institucioneve të vettingut dhe emërimeve në sistemin e drejtësisë që u denoncua si politik dhe u hodh poshtë në 70% të tij nga Komisioni i Venecias. Kjo sjellje militanteske e Shkollës së Magjistraturës dhe atyre drejtuesve të institucioneve që mazhoranca parlamentare caktoj si vendimmarrës për këtë proces delikat ishte në rrjedhën e logjikës që ndoqi vetë tentativa për kapjen politike të sistemit.

Maxhoranca e majtë ndryshoj në mënyrë të njëanshme, pa konsultë dhe model ndërkombëtar ligjin për Shkollën e Magjistraturës duke e vënë praktikisht Këshillin e saj Drejtues nën varësinë “de facto” të qeverisë.

Fakti i të qenit ministër socialist i të parit apo hartues i një projekti të mbrapshtë për ti shërbyer partisë nga i dyti nuk i bën ata njerëz të këqij. Aspak. Por krejtësisht të pabesueshëm për të menaxhuar një proces të pandikuar nga politika. Fakti që prej kohësh nga opozita ishte paralajmëruar emërimi i tyre në këto institucione nuk do ti privonte ata nga karriera politike por institucionet që duhet të funksionojnë jashtë frymës partiake do ti kthente në fushëbeteja partizane.

Fakti që ata kanë qenë bashkëpunëtor të vjetër të kryetarit të hartimit të ligjeve të reformës dje dhe ministër i policisë sot, nuk mund të gjykohet. Ajo do të ishte një paragjykim i një kohe të kaluar. Por konvergimi i vullneteve politike individuale në trekëndëshin polici-prokurori-gjykatë do të ishte një minim i sistemit të së drejtës. Fakti që disponimi i tyre politik ka qenë evident në krah të Partisë Socialiste nuk do të thotë që si kompensim të lëshohet që 20% e institucioneve të zihen nga evident politik të Partisë Demokratike. Shqiptarët kanë kërkuar dhe ju është premtuar një reformë e thellë, e vërtetë dhe e pa kapur nga politika për sistemin e drejtësisë. Taksapaguesit evropian dhe amerikan kanë dhënë shumë para për të ndihmuar këtë reformim.

Nëse me forcën e faktit të kryer të gurit dhe arrës në të njëjtën dorë do lejohet finalizimi i këtij synimi të kahershëm politik, do thyhej për të mos u ngjitur dot më fija e kristaltë e shpresës së mbetur tek shqiptarët. Taksapaguesit miq e bujar evropian e amerikan do duhej të jepnin përsëri e përsëri para pasi proceset e vettingut dhe rivlerësimit do përsëriteshin çdo pesë vjet në vijimësi. Ata politikanë që mendojnë se procesin e reformës do ta përdorin si vathë për të mbledhur prokuror e gjyqtarë të korruptuar e të kapur për ti përdorur në interesin politik në dhunim të së drejtës dhe ligjshmërisë, kanë bërë një kalkulim fatal.

Në komunitetin e gjerë të juristëve ka me dhjetëra djem e vajza të aftë, profesionistë dhe krejt të ftohtë ndaj shantazhit politik. Midis tyre do ishte zgjedhja e duhur, të paktën për ti dhënë legjitimitetin e moral këtij procesit. Kalkulimet dhe ndërhyrja kokëfortë e pushtetit për të kapur mekanizmin e reformës nuk është gjë tjetër veçse garanci për të korruptuarit dhe të pa aftët se shërbimi i tyre ndaj të pushtetshmëve është kriteri i vetëm për të vijuar karrierën abuzive.

Ata prokuror dhe gjyqtar të paaftë që mendojnë se do shkelin mbi të drejtën e gjithkujt që nuk është në oborrin e pushtetit për ti shpëtuar gjykimit të vërtetë gënjejnë veten përkohësisht. Beteja për të hedhur një shtrat të vërtetë dhe të sigurt për një reformim të plotë, të shëndetshëm dhe afatgjatë të sistemit të drejtësisë është ende e mundshme për tu fituar. Aula e Parlamenti ku do të merren dhe vendimet përfundimtare ofron plot mundësi. Për fat numrat e forcave opozitare në Kuvend janë më të mëdha se në legjislaturën e kaluar ku shumë ligje kaluan në injorim total të opozitës. Bashkërendimi opozitar dhe komunikimi praktik me opinionin publik do të ishte mekanizmi më efikas i garantimit të drejtësisë në reformën e drejtësisë

Tags: BujardegradimindrejtesiJu tregojNishanipse poreformarrezikon

TË LIDHURA

Tabaku takon Gashin: Shqiptarët në RMV, faktor stabiliteti dhe urë drejt BE-së
Politikë

Tabaku takon Gashin: Shqiptarët në RMV, faktor stabiliteti dhe urë drejt BE-së

16:48 | 14/04/2026
Braçe: Mbetjet në Tiranë alarmante, kërkohet zgjidhje urgente
Politikë

Braçe: Mbetjet në Tiranë alarmante, kërkohet zgjidhje urgente

16:35 | 14/04/2026
Drejtori Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para
Aktualitet

Drejtori Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

16:19 | 14/04/2026
Next Post
Bogdani: Ukraina e fortë, por ne luajmë në ‘Selman Stermasi’

Bogdani: Ukraina e fortë, por ne luajmë në ‘Selman Stermasi’

Huawei po sfidon tregun e telefonave të zgjuar, Mate 10 mund të kushtojë mbi 900 dollarë

Huawei po sfidon tregun e telefonave të zgjuar, Mate 10 mund të kushtojë mbi 900 dollarë

NBA, basketbollistëve: ‘Respektoni rregulloren ose do dënoheni’

NBA, basketbollistëve: ‘Respektoni rregulloren ose do dënoheni’







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Tabaku takon Gashin: Shqiptarët në RMV, faktor stabiliteti dhe urë drejt BE-së
Politikë

Tabaku takon Gashin: Shqiptarët në RMV, faktor stabiliteti dhe urë drejt BE-së

by mirseda
16:48 | 14/04/2026
0

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka pritur sot në një takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së...

Braçe: Mbetjet në Tiranë alarmante, kërkohet zgjidhje urgente

Braçe: Mbetjet në Tiranë alarmante, kërkohet zgjidhje urgente

16:35 | 14/04/2026
Magyar: Hungaria do ribashkohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale

Magyar: Hungaria do ribashkohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale

16:26 | 14/04/2026
Drejtori Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

Drejtori Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

16:19 | 14/04/2026
“Europa po shkatërron veten”/ Trump nuk ‘kursen’ Melonin, Papën dhe NATO-n me kritika të forta

“Europa po shkatërron veten”/ Trump nuk ‘kursen’ Melonin, Papën dhe NATO-n me kritika të forta

15:57 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com