Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjona, ka lajmëruar nisjen e vettingut në sistemin e drejtësisë. Me anë të një postimi në “Facebook”, Gjonaj shkruan se ky është hapi i parë që është marrë për pastrimin e plotë të radhëve të punonjësve të burgjeve nga element të inkriminuar.
Postim i plotë
Verifikimi i pastërtisë morale të punonjësve të sistemit të burgjeve, hapi i parë për pastrimin e plotë të radhëve të punonjësve të burgjeve nga elementët e inkriminuar. Shumë shpejt një sistemi i ri rekrutim-trajnimi në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, për të siguruar një trupë shërbimi të pastër moralisht, të pandikuar politikisht dhe të aftë profesionalisht. #reformaneburgje