Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Rebelohet Luan Rama: Për Kosovën është derdhur gjak, mos luani

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rebelohet Luan Rama: Për Kosovën është derdhur gjak, mos luani

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, ka reaguar nga Jala në lidhje me çështjen e shumëdiskutuar të ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Në përgjigje të interesit të të rinjve që janë pjesë e kampingut të LRI-së, deputeti u shpreh kundër idesë së hedhur nga Presidenti Hashim Thaçi, duke deklaruar se kufijtë e Kosovës nuk janë çështje negociatash individuale, dhe as çështje negociatash bilaterale, apo më shqip dypalëshe. Ai ka thënë ndër të tjera se për Kosovën ashtu si për të gjithë hapësirën shqiptare është luftuar dhe është derdhur gjak.

“Kufijtë e Kosovës nuk janë çështje negociatash individuale, dhe as çështje negociatash bilaterale, apo më shqip dypalëshe.

Sepse për Kosovën ashtu si për të gjithë hapësirën shqiptare është luftuar dhe është derdhur gjak. Dhe ato kufij, janë kufij gjaku, janë kufij zemrash të cilat nuk mund t’i nxjerrë në tregun politik askush, cilido qoftë ai.

Shqiptarët në të gjithë hapësirën ku jetojnë, kanë qenë dhe janë për këtë rajon faktor i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti, një faktor i rëndësishëm bashkëpunimi dhe integrimi. Dhe pse kanë qenë të tillë, kanë patur me vete në luftën e tyre të drejtë për çështjen kombëtare, për kauzën kombëtare dhe partnerët ndërkombëtar.

Nuk mund të kthehen shqiptarët në provokues konfliktesh, apo luftërash të reja në Ballkan!

Vendosja apo projektimi i kufijve nga lart dhe në mënyrë provokative ka çuar gjithmonë në luftë. Në mënyrë më lakonike, pyetjes se cili është qëndrimi im në lidhje me tezën e ndryshimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, i përgjigjem me vargun e një poeti të famshëm kosovar; “Kosova është gjaku im që nuk falet”.

Dhe kufijtë e Kosovës në gjithë hapësirën e saj janë kufij të vulosur, të formësuar me sakrificat shembullore të luftës së shqiptarëve për trojet e tyre. Por janë dhe kufij të një lufte shekullore që kanë bërë shqiptarët e Kosovës për të mbijetuar dhe për të jetuar të lirë në trojet e tyre aty ku ata, kanë derdhur gjak, ku kanë folur gjuhën e tyre dhe ku është ngritur gjithmonë flamuri kombëtar shqiptar. Prandaj askush nuk mund t’i tjetërsojë, t’i ndryshojë, apo t’i trafikojë kufijtë e Kosovës dhe lirinë e Kosovës!

Çështja e kufijve të Kosovës është çështje ndërkombëtare dhe gjeopolitike!”, ka thënë ai.

 

Tags: kosovaluan rama

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Keni rrathë të zinj? Nuk e keni vetëm nga gjumi, por edhe nga këto ushqime

Keni rrathë të zinj? Nuk e keni vetëm nga gjumi, por edhe nga këto ushqime

Kur rrengu i Ramiz Alisë, iu mori jetën 100 të rinjve në kufi në vitin 1990 (Video)

Kur rrengu i Ramiz Alisë, iu mori jetën 100 të rinjve në kufi në vitin 1990 (Video)

Kosova “trazon” politikën shqiptare, LSI i “tregon dhëmbët” Thaçit

Kosova “trazon” politikën shqiptare, LSI i “tregon dhëmbët” Thaçit







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com