Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Realizohen 35% të punimeve në Rrugën e Arbrit/ Shfaqen problematikat e para

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Realizohen 35% të punimeve në Rrugën e Arbrit/ Shfaqen problematikat e para

Mbi 35% e punimeve në Rrugën e Arbrit kanë përfunduar, por një shembje që ka ndodhur muaj më parë pranë tunelit të Murrizit duket se, do të krijojë kosto të reja dhe mund të rrezikojë punimet në afat. Burimet nga Ministria e Infrastrukturës njoftuan se pavarësisht kësaj situate, rruga do t’i dorëzohet qeverisë nga kompania Gjoka Konstruksion që po e ndërton atë nëpërmjet një koncesioni me Partneritet Publik-Privat, në prill të vitit 2022.

Vitin e kaluar, gjatë punimeve në afërsi të tunelit të Murrizit, ndodhi një shembje, e cila sipas inxhinierëve të fushës është vështirë të zgjidhet. Shembja nuk lejon as ndërtimin e tunelit dhe as atë të trasesë. Burimet nga Ministria pohojnë se kompania Gjoka është konsultuar me ekspertë të huaj në lidhje me këtë problematikë, prej së cilës duhet ndryshuar projekti fillestar.

Gjoka i ka dorëzuar qeverisë dy zgjidhje për riparimin e defektit, të cilat janë duke u shqyrtuar. Kontrata e koncesionit për Rrugën e Arbrit parashikon që kostot shtesë që krijohen gjatë punimeve të mbulohen nga vetë kompania, praktikë kjo që nuk do të aplikohet për dy koncesionet e reja që u dhanë së fundmi, për ndërtimin e Milot – Balldren dhe Orikum – Dukat.

Qeveria e miratoi kontratën me kompaninë Gjoka Konstruksion, për ndërtimin e Rrugës së Arbrit nëpërmjet formës koncesionare me Partneritet Publik – Privat vitin e kaluar në mars. Kompania Gjoka u përzgjodh fituese për ndërtimin e Rrugës Arbrit nga Ministria e Infrastrukturës kundrejt një vlere investimi prej 33,7 miliardë lekësh ose 260 milionë euro. Por kjo është vetëm vlera e investimit pa llogaritur TVSH-në.

Rruga e Arbrit është e kategorisë C2, me gjatësi 75 kilometër, ku 20 kilometra janë financuar me fonde buxhetore. Sipas kostove të reja të Bankës Botërore, një rrugë interurbane e kategorisë C kushton 1 milion euro për kilometër. Qeveria shqiptare do të harxhojë pesëfishin, pasi për 1 kilometër të saj, qeveria do ta paguajë kompaninë Gjoka me 6 milionë euro.

Rruga e Arbrit, e cila lidh Tiranën me Maqedoninë nëpërmjet Dibrës, nisi si ide në vitin 2008. Projekti i propozuar ishte një rrugë e tipit C, me gjerësi 7 metra, kostoja totale e të cilit fillimisht u llogarit 150 milionë euro, për shkak të punimeve të vështira në një terren malor me shumë tunele. Për shkak se të gjitha studimet e nxorën rrugën jo fizibël, qeveria nisi ndërtimin e saj me fondet e veta, mirëpo kriza e vitit 2008 dhe shpenzimet e larta për Rrugën e Kombit kufizuan mundësitë për të ndërtuar Rrugën e Arbrit, edhe pse disa segmente të saj rreth 20 kilometra, kanë përfunduar, ndërsa pjesa më e vështirë me tunelet brenda mbeti e papërfunduar. /Monitor

Tags: 35problematikapunimeRruga e Arbrit

TË LIDHURA

“Rrogat dhe pensionet më të ulëtat janë në vendin tonë”, Berisha gjatë protestës
Aktualitet

Çfarë po ndodh në protestë? Tensione në bulevard, demokratët thirren për zhvendosje drejt Kuvendit

21:05 | 17/04/2026
Tensionet në protestën kombëtare të PD-së, Aulon Kalaja në gjendje të rënduar shëndetësore nga gazi
Aktualitet

Tensionet në protestën kombëtare të PD-së, Aulon Kalaja në gjendje të rënduar shëndetësore nga gazi

21:02 | 17/04/2026
Efektivët hedhin spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve, një qytetar i shtrirë në tokë
Aktualitet

Efektivët hedhin spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve, një qytetar i shtrirë në tokë

21:01 | 17/04/2026
Next Post
Putin: Nëse Shtetet e Bashkuara zhvillojnë raketa bërthamore, Rusia do përgjigjet

Putin: Nëse Shtetet e Bashkuara zhvillojnë raketa bërthamore, Rusia do përgjigjet

Serbia i dorëzon Gjykatës “Shkupi1” kërkesën për ekstradimin e Morinës

Serbia i dorëzon Gjykatës “Shkupi1” kërkesën për ekstradimin e Morinës

Meta: 18 tetori po afron, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet

Meta: 18 tetori po afron, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

“Rrogat dhe pensionet më të ulëtat janë në vendin tonë”, Berisha gjatë protestës
Aktualitet

Çfarë po ndodh në protestë? Tensione në bulevard, demokratët thirren për zhvendosje drejt Kuvendit

by mirseda
21:05 | 17/04/2026
0

Tensione janë shënuar pas përfundimit të fjalimeve politike në protestën e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë në bulevardin...

Tensionet në protestën kombëtare të PD-së, Aulon Kalaja në gjendje të rënduar shëndetësore nga gazi

Tensionet në protestën kombëtare të PD-së, Aulon Kalaja në gjendje të rënduar shëndetësore nga gazi

21:02 | 17/04/2026
Efektivët hedhin spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve, një qytetar i shtrirë në tokë

Efektivët hedhin spraj lotsjellës në drejtim të protestuesve, një qytetar i shtrirë në tokë

21:01 | 17/04/2026
Thirrja e Ramës në gjykatë, Berisha e sfidon: Hajde nëse ta mban, të pres në debat

Thirrja e Ramës në gjykatë, Berisha e sfidon: Hajde nëse ta mban, të pres në debat

20:58 | 17/04/2026
Berisha mbyll fjalimin, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

Berisha mbyll fjalimin, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë

20:53 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com