Bordi drejtues i Real Madridit në mbledhjen e mbajtur ditën e sotme, kanë vendosur që të shkëpusin kontratën me trajnerin Julen Lopetegui. Ky vendim, i marrë nga nivelet më të larta të përgjegjësve, bëhet me qëllim për të ndryshuar atmosferën në skuadër në një kohë që objektivat janë akoma të mundshëm.
Gjigantët spanjollë aktualisht ndodhen në vend të nëntë të La Liga-s pas ndeshjes së gjashtë pa fitore dhe humbjes së tretë radhazi. Disfata e fundit ndaj Barça-s ka vulosur shkarkimin e trajnerit spanjoll. Santiago Solari është emëruar si trajneri i përkohshëm.
https://twitter.com/realmadrid/status/1056998749837410306
Lopetegui u transferua te Real gjatë verës, duke u larguar nga përfaqësuesja spanjolle vetëm disa ditë përpara se të fillonte Kupa e Botës. Por ai ka paguar çmimin e një starti të tmerrshëm të sezonit .