Real Madrid akoma nuk ka bërë goditjen e madhe në merkato, ku pritet të vijë edhe zëvendësuesi i Cristiano Ronaldos. Ndërkohë sipas asaj që konfirmon “El Chiringuito”, madrilenët sapo kanë arritur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit Iago Aspas.
Sulmuesi do t’i bashkohet Realit për të shtuar konkurrencën në sulm. 22 golat e sulmuesit me Celta Vigon edicionin e kaluar, kanë bërë që Reali të kërkojë shërbimet e tij. Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet gjatë javës.
Madrilenët me në krye Lopeteguin i pret një sezon mjaft i vështirë, pasi largimi i Ronaldos drejt Juventusit padyshim që e ka dobësuar shumë skuadrën. Drejtuesit dhe trajneri i kanë dhënë besimin Gareth Bale se do të jetë ai lideri i skuadrës për këtë vit, por testi i parë përballë Atletico Madridit në Supërkupën e Europës ishte një dështim. Në klub mund të lindin edhe pakënaqësi me lojtarët e huaj, pasi dihet që Lopetegui i favorizon futbollistët spanjoll.
Shpresa e fundit që Reali të bëjë një goditje të madhe është që PSG të mos arrij të paguaj shumën e caktuar mes tyre dhe Monaco, 180 milionë euro, për Kylian Mbappe dhe Perez ta rrëmbejë menjëherë duke e sjellë në Madrid. Fillimisht ideja e tyre ishte që të blinin Neymar, por tashmë se talenti francez do të jetë blerja e madhe.